Aktivitetet



E premte, 04 qershor 2010, Komisioni për Kulturë

DEBAT MBIKËQYRËS ME TEMËN ‘’DEBAT MBIKËQYRËS PËR IMPLEMENTIMIN E LIGJIT PËR DONACIONE DHE SPONZORIME NË VEPRIMTARIT PUBLIKE''

Komisioni për Kulturë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot, në kuadër të Mbledhjes së njëmbëdhjetë, e mbajti vazhdimin e dytë të Debatit të tretë mbikëqyrës me temën ''Implementimi i Ligjit për donacione dhe sponzorime në veprimtarit publike''.

Në takim, përveç kryetarit të Komisionit për Kulturë, z. Vasko Shutarov dhe zëvendës-kryetarja znj-Liljana Zaturovska, morën pjesë dhe anëtarët e Komisionit:  z. Petar Pop Arsov, znj. Roza Topuzova Karevska, z. Femi Jonuzi, znj. Vesella Çestoeva, znj. Natasha Janevska, dhe znj.Flora Kadriu, zëvendësanëtarët znj Sonja Cvetkovska,, znj.Aneta Stefanovska, dhe z. Hajrulla Misini, pastaj koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE, znj.Silvana Boneva, koordinatori i grupit të BDI-së z.Tahir Hani, anëtarët e Komisionit për Financim dhe Buxhet, Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, si dhe përfaqësues të Institutit Nacional për Demokraci (NDI), USAID dhe sektori qytetar.

Fjalë hyrëse, kishte kryetari i Komisionit, në të cilin shkurtimisht  dha arsyetim të vetin për Ligjin për donacione dhe sponzorime në veprimtarit publike.

A është ligji lehtë i zbatueshëm, në cilën masë është funksional, administrimi i procesit të lehtësimeve tatimore a është operativ, a janë të nevojshme thjeshtësime të procedurës dhe gjetjen e instrumenteve të reja financiare, sa shfrytëzuesit nga njëra anë bamirësit/dhënësit e sponzorimeve dhe donacioneve nga ana tjetër, janë të kënaqur nga funksionaliteti i ligjit, ku  sfida të rëndësishme janë bërë në zbatimin e këtij ligji, janë një pjesë e çështjeve në të cilat u bisedua në takim.

endime të tyre dhanë: Kryetari i Këshillit Drejtues të Shoqatës së artistëve figurativ në Republikën e Maqedonisë, znj. Tanja Ballak, kryetari i komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, drejtorin e SHPTSH Renova, z. Shefki Idrizi, drejtori i fondit të filmave të Republikës së Maqedonisë, z. Darko Basheski, drejtori i Teatrit të Shqiptarëve-Shkup, z . Adem Karaga, kryetari I OJQ-së ‘’Borka’’, znj. Biljana Dodeva Hristovska, muzicienti dhe filantropi, z Çazim Asotiç.

Komisioni konsideron se do t’i duhet kohë e mjaftueshme të gjitha dëshmive në numër t'i sistematizoj, analizoj dhe toçis në konkluzione dhe rekomandime.

Click