Aktivitetet



E hënë, 15 mars 2010, Komisioni për Politikë të Jashtme

DEBAT MBIKËQYRËS ME TEMË "IMPLEMENTIMI I MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË VENDIT PRANUES DHE QEVERISË SË VENDIT DËRGUES QË KA TË BËJË ME NDIHMËN EKONOMIKE, TEKNIKE DHE TË NGJASHME"

Komisioni  për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 18 shkurt dhe 12 mars të vitit 2010 mbajti debat mbikëqyrës me temë "Implementimi i Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së vendit pranues dhe Qeverisë së vendit dërgues që ka të bëjë me ndihmën ekonomike, teknike dhe të ngjashme".

Në bazë të diskutimit, Komisioni e miratoi Konkluzion si vijon:

  • e përshëndet politikën e miqësisë, bashkëpunimit dhe marrëdhënieve bilaterale konstruktive ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat mundësojnë shfrytëzimin e projekteve konkrete për ndihmë përmes marrëveshjeve të caktuara;
  • konstaton se projektet dhe ndihmat që janë të realizuara në kuadër të Marrëveshjes ndërmjet dy qeverive janë treguar si të dobishme për zhvillim dhe përparim në sferat e proceseve ekonomike, demokratike dhe të arsimit në Republikën e Maqedonisë, janë të suksesshme dhe zbatohen në pajtim me dispozitat e Marrëveshjes;
  • e nxit Qeverinë e Republikës së Maqedonisë që t’i shfrytëzojë mekanizmat për ndjekje të realizimit të programeve dhe shfrytëzimin e ndihmës me qëllim të implementimit konsekuent të Marrëveshjes, si parakusht për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen 
  • e nxit Qeverinë e Republikës së Maqedonisë që të vazhdojë me inicimin e projekteve të reja dhe të bashkëpunimit konstruktiv me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës; 
  • e thekson nevojën e zbatimit konsekuent të Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe e potencon rëndësinë e zbatimit të mbikëqyrjes parlamentare si instrument i fort në zhvillimin e demokracisë parlamentare;
  • ky konkluzion t’i dorëzohet Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë; 
  • konkluzioni të shpallet në ueb faqen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Click