Aktivitetet



E martë, 01 qershor 2010

DEBAT MBIKËQYRËS ME TEMËN ‘’IMPLEMENTIMI I LIGJIT PËR DONACIONE DHE PËR SPONZORIME NË VEPRIMTARITË PUBLIKE''

Komisioni për Kulturë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot në kuadër të mbledhjes së njëmbëdhjetë, e mbajti debatin e tretë mbikëqyrës me temën ‘’Implementimi i Ligjit për donacione dhe për sponzorime në veprimtaritë publike’’.

Në takim, përveç kryetarit, z.Vasko Shutarov, morën pjesë dhe anëtarët e Komisionit për Kulturë: znj. Roza Topuzova Karevska, znj. Marinella Tusheva, z. Femi Jonuzi, znj. Vesella Çestoeva, znj. Liljana Zaturoska, znj. Sonja Cvetkovska, znj. Natasha Janevska, znj.Flora Kadriu, znj. Cena Matevska, z.Xhemail Jashari, znj.Aneta Stefanovska, pastaj nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj Svetllana Jakimovska, anëtarët e Komisionit për Financim dhe Buxhet, Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport, si dhe përfaqësues të Institutit Nacional për Demokraci (NDI), USAID-it dhe sektorit qytetar.

Qëllimi i këtij Debati Mbikëqyrës është mbikëqyrja e implementimit të Ligjit për donacione dhe për sponzorime në veprimtaritë publike.

Ky debat mbikëqyrës është me rëndësi të veçantë, si ne aspektin e rezultateve të  implementimit të Ligjit për donacione dhe për sponzorime në veprimtaritë publike, që është me rëndësi për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, ashtu edhe në aspektin e fillimit të  zbatimit praktik  të dispozitave  të Ligjit për Kuvendin e Republikës së  Maqedonisë në pjesën e  dimensionit mbikëqyrës të pushtetit ligjdhënës në shtetin tonë.

Prononcim hyrës kishte kryetari i Komisionit për Kulturë,z. Vasko Shutarov, në të cilin shkurtimisht dha arsyetimin e vet për Ligjin për donacione dhe për sponzorime në veprimtaritë publike.

Në debat, u prononcuan edhe ministri i Drejtësisë, z. Mihaillo Manevski, ministri i Arsimit dhe shkencës, z. Nikolla Todorov, ministër i kulturës, znj. Elizabeta Kançevska –Milevska, drejtori i Drejtorisë për të hyra publike, z.Goran Trajkovski, udhëheqës i Sektorit për tatime në Ministrinë e Financave, z. Borce Smilevski, si dhe Vlladimir Talevski, kryetar i komunës së Manastirit, Daniell Dimevski, drejtor i Këshillit Drejtues të Federatës së Basketbollit të Maqedonisë dhe znj. Nikica Kusinikova, NVO ‘’Konekt’’, të cilët dhanë mendime të veta dhe përgjigje për anëtarët e Komisionit.

Të pranishmit debatuan rreth çështjeve se sa është i suksesshëm implementimi i Ligjit për donacione dhe për sponzorime në veprimtaritë publike, duke pasur parasysh dhe ndryshimet e bëra të Ligjit në vitin 2008, çfarë përfitime ka sektori qytetar nga ky Ligj, veçanërisht në ngjarjet  kulturore dhe sportive, si dhe çfarë është mendimi i firmave të mëdha në Republikën e Maqedonisë për këtë Ligj, nëse ato kanë ndonjë interes nga ai dhe sa janëtë kënaqur shfrytëzuesit e sponzorimeve dhe donacioneve nga ky ligj.

Click