Aktivitetet



E enjte, 21 tetor 2010

Debat mbikëqyrës për implementimin e Ligjit për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik

Në mbledhjen e tij të gjashtëdhjetë, Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, mbajti Debat mbikëqyrës me temën''Implementimi i Ligjit për qasje të Lirë deri te informatat me karakter publik''.  

Prononcim hyrës në mbledhjen e kryetarit të komisionit, z. Zoran Petreski, i cili theksoi se debati i sotëm mbikëqyrës parasheh marrjen në pyetje të përfaqësuesve të autorizuar.

Debati mbikëqyrës ishte hapur me fjalimin e ministrin e drejtësisë, z. Mihajllo Manevski, i cili theksoi se miratimi i Ligjit për çështje të lirë të informatave me karakter publik është hap përpara drejt demokratizimit të shoqërisë.

Pastaj  pason fjalimi dhe çështje për: z.Janko Nikollovski, kryetar i Komisionit për Mbrojtjen e Drejtave për Qasje të Lirë në informata me karakter publik, znj.Biljana Petkovska, drejtore ekzekutive e Institutit Maqedonas për  shoqëri për mediume, znj.Neda Korunovska, koordinatore e programit nga fondacioni Instituti shoqëri e hapurz.Zharko Haxhi-Zafirov nga Shoqata  e juristëve të rinj, znj.Sanja Bozhoviç, koordinatore e Klinikës juridike për qasje të lirë të informatave me karakter publik,Forumi rinor arsimor znj. Irina Shumadieva koordinatore projekti, metamorfozës;z.Kosta Dojçinovksi nga Drejtoria për marrëdhënie juridike-pronësore/, zinj Danica Antonovska nga Gjykata Administrative;znj.Olivera Kitanovska nga Prokuroria Shtetërore, znj Snezhana Teudosievska, këshilltare shtetërore, Prokuroria publike, znj.Vesna Trajanova nga Gjykata themelore Shkupi 2 dhe z. Boshko Stojanov, shef i Kabinetit të kryetarit tl komunës Gjorgje Petrov.

Me  ligjin për qasje të lirë në informatat me karakter publik rregullohen kushtet, mënyra dhe procedura për realizimin e të drejtës për qasje të lirë në informatat me karakter publik me të cilat disponojnë organet e pushtetit shtetëror dhe institucionet tjera të përcaktuara me ligj, organet e komunave, të qytetit të Shkupit dhe të komunave në Qytetin e Shkupit, institucionet publike dhe shërbimet, ndërmarrjet publike personat fizik dhe juridik të cilët kryejnë autorizime publike dhe veprimtari me interes publik, të përcaktuara me ligj.

(1) Me këtë ligj sigurohet publiciteti dhe transparenca në punën e poseduesve të informatave, dhe u mundësohet personave fizik dhe juridik që ta realizojnë të drejtën  për qasje të lirë në informata me karakter publik.

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive edhe më tutje do t’i shqyrton materialet dhe dëshmitë e pjesëmarrësve.

Click