Aktivitetet



E mërkurë, 24 mars 2010

DEBAT PUBLIK I KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli Nacional për Eurointegrime së bashku me Fondacionin “Fridrih Ebert", organizoi debat publik me temë “Burime të rigjenerueshme të energjisë - A mund të jetë e dobishme përvoja e Gjermanisë për Republikën e Maqedonisë"

Në debatin publik prezantim të tyrin kishin z.  Rallf Bergman, spiker politik për çështje të mjedisit jetësor nga Shteti Federal Saksonia Anhalt, RF e Gjermanisë, prof. dr. Rubin Taleski - Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informatike në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi”-Shkup, dr. Natasha Markovska-Qendra Hulumtuese për Energjetikë, Informatikë dhe Materiale në Akademinë e Shkencave dhe Arteve Maqedonase dhe z.  Metodija Sazdov, kryetar i Qendrës së Gjelbër Maqedonase.

Nga ana e z. Rallf Bergmanit u transmetuan përvojat e Shtetit Federal Saksonia Anhalt në Gjermani në sferën e burimeve të rigjenerueshme të energjisë. Ai veçanërisht e theksoi nevojën e ndërtimit të turbinave me erë për shfrytëzimin e energjisë së erës, ndërtimin e kolektorëve për shfrytëzimin e energjisë diellore, si dhe prodhimin e energjisë nga biomasa, me çka do të realizohet kursim më i madh i energjisë elektrike, do të rritet efikasiteti energjetik dhe do të kontribuohet në mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Me diskutime të tyre, propozime, komente dhe vërejtje morën pjesë znj. Radmilla Shekerinska, kryetare e Këshillit Nacional për Eurointergime, znj. Sillvana Boneva, nënkryetare e Këshillit, Dr. Hajnc Bongartc përfaqësues zyrtar i Fondacionit Fridrih Ebert, z. Jani Makraduli, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Vllatko Sotillkov, profesor në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive Informatike, z. Jovan Borozanov, përfaqësues nga SHA  Makpetroll, z. Dushko Hristov përfaqësues nga 4x4x4 Urat Ballkanike, znj. Iskra Stojkovska përfaqësuese nga Fronti 21142, z. Ilija Nasov, profesor ekspert për energji diellore, përfaqësues i Asociacionit Energjetik Maqedonas në Odën Ekonomike të Republikës së Maqedonisë dhe z.  Goce Josifovski, përfaqësues nga OPET Plasics.
 

 

Click