Aktivitetet



E enjte, 25 shkurt 2010, Klubi i deputeteve

DEBAT PUBLIK ME TEMË: POLITIKAT GJINORE NË UNIONIN EVROPIAN

Klubi i deputetëve më 24 shkurt 2010, organizoi debat publik me temë: Politikat gjinore në Unionin Evropian. Tribunën e hapi koordinatorja e Klubit të deputeteve, Sllavica Gërkovska-Loshkova.

Fjalime lidhur me temën patën mysafirët, përfaqësuesit nga bashkësia ndërkombëtare - shkëlqesia e tyre z. Ervan Fuere, përfaqësues special i Unionit Evropian dhe shef i delegacionit, Delegacioni i Unionit Evropian, zonja Simone Filipini ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedoni, zonja Natalija Drozd, ambasadore, zëvendës-shefe e misionit të OSBE-se në Republikën e Maqedonisë, si dhe zonja Asja Varbanova, udhëheqëse e programit, shefe e Zyrës së UNIFEM-it në Republikën e Maqedonisë.

Fjalimi i tyre shkaktuan interes të madh tek të pranishmit të cilët diskutuan duke i paraqitur qëndrimet, komentet dhe propozimet e tyre, me qëllim të përparimit te barazisë gjinore në Republikën e Maqedonisë.

Lidhur me temën debatuan: deputetet zonja Natasha Janeva, zonja Kosana Nikoliq Mazneva dhe zonja Darka Petrushevska, kryetare e Këshillit Kombëtar të Grave në Republikën e Maqedonisë - LOGM, zonja Savka Todorovska, zonja Sllobodanka Markovska nga Instituti për studime gjinore - Fakulteti Filozofik - Shkup, zonja Sonja Kostovska nga Qendra për Hulumtim dhe Krijim të Politikave, zonja Teuta Krashnica-Çuçkova nga OJQ "Shkëndija e Jetës" dhe zonja Daniella Dimitrievska nga Lobi i Grave të Maqedonisë.

Click