Aktivitetet



E enjte, 15 prill 2010, Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji

DEBAT PUBLIK ME TEMËN: PLEHËRISHTAT DHE GRUMBULLIMI I HEDHURINAVE, SHQYRTIMI I KOMPETENCAVE TË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE TË KOMUNAVE, ME VËSHTRIM TË VEÇANTË TË PLEHËRISHTËS RAJONALE ''RUSINO''

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji së bashku me Institutin Demokratik Nacional  (IDN) sot për herë të parë organizoi debat mbikëqyrës me temën: Plehërishtat dhe grumbullimi i hedhurinave, shqyrtimi i kompetencave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe të komunave, me vështrim të veçantë në plehërishtën rajonale ''Rusino''.

Në debatin mbikëqyrës, përveç kryetarit z. Tito Petkovski, ishin të pranishëm dhe anëtarët e Komisionit:  z. Ilija Kitanovski, z. Jovan Llazarev, znj. Katerina Dimevska, z. Tome Danevski, z. Tahir Hani, z. Tome Çingovski, z. Boris Stojmenov, znj. Kosana Nikoliq-Mazneva, ministri i Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Nexhati Jakupi, si dhe përfaqësues të IDN-së, komunat dhe sektori joqeveritar.    

Qëllimi i këtij debati mbikëqyrës është mbikëqyrja e implementimit të problemit me plehërishtat dhe grumbullimin e hedhurinave në rajonin  e Pollogut (Maqedonia Veriperëndimore), veçanërisht në komunat e Tetovës dhe Gostivarit.

Kush është kompetent për problemin e krijuar dhe nëse janë në mënyrë përkatëse të sanuara problemet, çka i pengon iniciativat e Ministrisë që ta zgjidhë problemin me grumbullimin  e hedhurinave dhe rregullimin e plehërishtës ''Rusinos'' dhe nëse janë të larguara plehërishtat jolegale, cila është strategjia për heqjen e tyre dhe parandalimi i zgjerimit të mëtutjeshëm të plehërishtave jolegale, ishin disa nga pyetjet për të cilat të pranishmit debatuan.

Ky debat mbikëqyrës është me rëndësi të veçantë, si në aspektin e rezultateve të  implementimit të ligjeve nga ajo sferë që janë më rëndësi për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, ashtu edhe në aspektin e fillimit të  zbatimit praktik  të dispozitave  të Ligjit për Kuvendin e Republikës së  Maqedonisë në pjesën e  dimensionit mbikëqyrës të pushtetit ligjvënës në shtetin tonë.

Të pranishmit e përshëndetën organizimin e këtij debati mbikëqyrës të Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji me shpresë se në të ardhmen do të bëhet praktikë.

Click