Aktivitetet



E enjte, 30 shtator 2010, Këshilli Nacional për Evrointegrime

DEBAT PUBLIK ME TEMËN ‘’POLITIKAT PËR PËRPARIMIN E MJEDISIT JETËSOR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË’’

Këshilli Nacional për Evrointegrime, në pajtim me rekomandimet nga Mendimet për miratimin e të drejtës së Unionit Evropian gjatë vitit 2010 dhe Aneksit 2 i cili është pjesë përbërëse e Mendimit, më 29 shtator 2010, organizoi debat publik me temën ‘’Politikat për përparimin e mjedisit jetësor në Republikën e Maqedonisë'’.

Në debatin publik fjalime të tija kishin znj. Sonja Lepitkova, zëvendësministresh e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor dhe z. Goran Stevçevski, këshilltar shtetëror i Ministrisë së punëve të jashtme.

Nga ana  e znj.Lepitkova, pa arsyetim të tre propozim- ligjet nga sfera e mbrojtjes së mjedisit jetësor, përkatësisht ratifikimet të protokolleve drejt Konventës për ndotje afatgjate tejkufitare të ajrit prej vitit 1979, për metale të rënda, për substanca perzistente organike ndotëse dhe për zvogëlimin e acidimit, eutrofikimit dhe ozonit përdhes.

Me diskutime të tyre, propozime, komente dhe vërejte morën pjesë znj. Radmilla Shekerinska, kryetare e Këshillit Nacional për evrointegrime, znj. Silvana Boneva, nënkryetare e Këshillit, z. Dimitar Mirçev, anëtar i Këshillit dhe përfaqësues i Kabinetit të kryetarit të Republikës së Maqedonisë dhe z. Kirill Ristovski nga organizata joqeveritare ‘’Fllorozon’’.

Click