Aktivitetet



E premte, 3 shtator 2010

DEBAT PUBLIK NË ORGANIZIM TË KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli Nacional për Evrointegrime, sot  organizoi Debat Publik për Propozim-ligjin për mbrojtjen e konkurrencës dhe Propozim-ligjin për ndihmë shtetërore, ligje të cilët dalin nga Programi nacional për miratimin e të drejtës në Unionin Evropian.

Arsyetim ligjeve të propozuara dhe shqyrtim të përmbajtjes së dispozitave dhanë ministri i ekonomisë, z. Fatmir Besimi dhe kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës , z. Çedomir Kralevski.

Qëllimi themelor i ligjit të ri për mbrojtjen e konkurrencës është harmonizimi i mëtutjeshëm i legjislacionit nacional me legjislacionin e UE-së në sferën përkatëse , vendosjen e zgjidhjeve më efikase ligjore për përparimin e sistemit për mbrojtjen e konkurrencës, përmirësimin e efikasitetit të procedurës dhe mënjanimin e mungesave dhe dobësive  të detektuara në veprimin e deritanishëm të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Ligji i ri për ndihmë shtetërore është me qëllim të harmonizimit të mëtutjeshëm me legjislacionin e UE-së, rregullimin më detajore të sferës dhe mbikëqyrjen e ndihmës shtetërore dhe veprimin e Komisionit për Mbrojtjen e konkurrencës.

Pjesëmarrësit në debatin publik e përshëndetën iniciativën e Këshillit Nacional për Eurointegrime për organizimin e debatit publik, ndërsa gjatë të njëjtës ishin të nxjerra propozime dhe vërejtje në drejtim të përmirësimit të tekstit të dispozitave të propozuara.

Në debatin publik me diskutime të tyre, propozime, vërejte dhe komente, morën pjesë znj. Radmilla Shekerinska, kryetare e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Silvana Boneva, nënkryetare e Këshillit, z. Adnan Jashari dhe z. Marjanço Nikollov, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe zn. Olivera Neçakovksa, përfaqësuese e Komisionit për Mbrojtjen e konkurrencës.
 
 
 

 

Click