Aktivitetet



E mërkurë, 3 shkurt 2010, Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve

DEBAT PUBLIK NË TEMËN: SHPËRBLIMI "MARGARITARËT E URTËSISË" PËR MAQEDONINË NGA ASOCIACIONI EVROPIAN PËR KANCER CERVIKAL

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me Qendrën për Hulumtim dhe  Bashkëpunim Rajonal dhe "Studiorum" (anëtare e ECCA-s), Lobi i Grave të Maqedonisë dhe Organizata e Grave nga Shën Nikolla, vigjilje të Ditës botërore për luftë kundër kancerit, 4 shkurt, sot organizoi debat publik në temë: Shpërblimi "Margaritarët e urtësisë" për Maqedoninë nga Asociacioni Evropian për Kancer Cervikal (ECCA)- mirënjohje për zhvillimin dhe obligim për të ardhmen.

Përveç kryetares së Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, znj. Liljana Popovska, në debatin publik fjalime mbajtën edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, zëvendësministri i Shëndetësisë, z. Vllado Popovski, znj. Neda Milevska - Kostova, znj. Daniella Panevska, si dhe anëtarët e Komisionit, përfaqësues nga sektori joqeveritar dhe organizatat ndërkombëtare.

Këtë shpërblim, Republika e Maqedonisë e mori në Samitin për kancer cervikal që u mbajt në Parlamentin Evropian në Bruksel më 26 dhe 27 janar të vitit 2010.

Fitues të shpërblimit janë Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Shëndetësisë, Organizata e Grave nga Shën Nikolla, Qendra për Hulumtim dhe Bashkëpunim Rajonal "Studiorum" dhe Lobi i Grave të Maqedonisë.

Në fund të debatit publik, kryetari i Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, znj. Liljana Popovska shprehu kënaqësi për të gjitha institucionet relevante të cilat në mënyrë aktive kanë punuar në fushën e luftës kundër kancerit cervikal dhe theksoi se qëllimi final është vendosja e një skrining programi organizues dhe HPV vaksinimi, ndërsa njëkohësisht theksoi se në të ardhmen Komisioni së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë do t'i shqyrtojnë situatat me të gjitha llojet tjera të kancerit të cilat i tangojnë edhe femrat edhe meshkujt.      


 

Click