Aktivitetet



E premte, 28 maj 2010, Komisioni për Çështje Ekonomike

DEBAT PUBLIK PËR PROJEKT-STRATEGJINË PËR SHFRYTËZIMIN E BURIMEVE RIGJENERUESE TË ENERGJISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË DERI NË VITIN 2010

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e dyzetedytë, të mbajtur më 28 maj 2010, si trup punues amë organizoi Debat publik për Projekt-strategjinë për shfrytëzimin e burimeve rigjeneruese të energjisë në Republikën e Maqedonisë deri në vitin 2010.

Në kuadër të Debatit publik,fjalim hyrës kishin kryetari i Komisionit për Çështje Ekonomike, z. Lubisav Ivanov Xingo dhe ministri i Ekonomisë, dr. Fatmir Besimi, të cilët e theksuan rëndësinë e kësaj strategjie.

Prezantimin e Projekt-strategjisë e bënë akademik Gligor Kanevçe nga ASHAM-i dhe prof. dr. Rubin Taleski nga Fakulteti Elektroteknik në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" nga Shkupi.

Në debat publik morën pjesë përfaqësues nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Ministria e Ekonomisë, persona profesionistë nga institucionet e sektorit energjetik, profesorë eminentë nga sfera e energjetikës, ekonomistë dhe organizata joqeveritare.

Diskutimet, propozimet dhe sugjerimet e veta për Projekt-strategjinë dhanë akademik Jordan Pop Jordanov, deputeti prof. Dr. Jovan LLazarev, prof. Dr. Marko Serafimov nga Fakulteti i  Makinerisë në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" nga Shkupi, znj. Violeta Keckaroska udhëheqëse e sektorit për energjetikë në Ministrinë e Ekonomisë, znj. Jasna Ivanova-Davidoviq, udhëheqëse e sektorit në ELEM, si dhe pjesëmarrës nga ekonomia organizatat joqeveritare.

Debati publik paraqiste mundësi që subjektet e interesuara nëpërmjet diskutimeve të veta t'i shprehin pikëpamjet e tyre për gjendjet në sektorin energjetik, me theks të veçantë për burimet rigjeneruese të energjisë në vendin tonë.

Pas përfundimit të debatit dhe në bazë të diskutimeve, Komisioni për Çështje Ekonomike i miratoi Konkluzionet si vijon:

  1. Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i rekomandon Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që të vendos politikë të integruar të energjetikës dhe mjedisit jetësor, me qëllim të sigurimit dhe furnizimit me energji për konsumatorët, kufizimi i varshmërisë me energji nga jashtë, mirëmbajtje ekologjike dhe për përballje efikase me ndryshimet klimatike;
  2. Gjatë planifikimit të zhvillimit të sektorit energjetik të shtetit, Komisioni për Çështje Ekonomike paraqiti nevojën për krijimin e mundësive të volitshme për investime lokale dhe të huaja në sferën e burimeve rigjeneruese të energjive, dhe teknologjive me emision të ulët të karbonit dhe elemente tjera të dëmshme, me qëllim të mbrojtjes së mjedisit jetësor;
  3. Komisioni për Çështje Ekonomike rekomandon realizimin e fushatës nacionale për ngritjen e vetëdijes publike për kursim të energjisë, promovimin dhe investimin në burimet rigjeneruese të energjisë të cilat më së miri i përgjigjen potencialit dhe prioriteteve të shtetit;
  4. Duke marrë parasysh se me zhvillimin e burimeve rigjeneruese të energjisë simulohet punësimi, krijimi i teknologjive të reja dhe përmirësimi i bilancit  të tregut energjetik, Komisioni për Çështje Ekonomike rekomandon edhe përfshirje aktive të njësive të pushtetit lokal në sigurimin e mundësive për investim në sferën e burimeve rigjeneruese të energjisë, promovimin e energjive të qëndrueshme dhe përfitimeve nga shfrytëzimi i burimeve rigjeneruese të energjisë;
  5. Komisioni për Çështje Ekonomike vlerëson se propozimet, vërejtjet dhe rekomandimet e paraqitura në debatin publik duhet të merren parasysh nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Ekonomisë;
  6. Këto konkluzione, së bashku me shënimet stenografike nga Debati publik, t'i dorëzohen Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Ekonomisë. Konkluzionet nga debati publik t'i dorëzohen edhe Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Click