Aktivitetet



E mërkurë, 24 shkurt 2010, Këshilli Nacional për Evrointegrime

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR NËPUNËS PUBLIK Ë

Këshilli Nacional për Evrointegrime sot organizoi Debat publik për Propozim-ligjin për nëpunës publikë. Për nevojën e miratimit të Ligjit dhe sqarimin e qëllimeve, parimeve dhe zgjidhjeve themelore të Propozim-ligjit, arsyetim dha z. Mihajllo Manevski, ministër i Drejtësisë.

Në debatin publik, me diskutime të tyre, propozime, komente dhe vërejtje mori pjesë znj. Radmilla Sheqerinska, kryetare e Këshillit Nacional për evrointegrime, z.  Vllado Buçkovski dhe znj. Cvetanka Ivanova, deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Ana Pavllovska Daneva, profesoreshë në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin "Shën  Qirili dhe Metodi" z. Pece Gruevski dhe z. Milan Zhivkoviq, përfaqësues nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe z. Temellko Ristevski, profesor në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin FON.

Gjatë debatit publik u paraqitën mendime, propozime dhe vërejtje në drejtim të përmirësimit të dispozitave të Propozim-ligjit për nëpunës publikë.

 

Click