Aktivitetet



E martë, 23 shkurt 2010

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR PARANDALIMIN DHE MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI

Duke u nisur nga rëndësia dhe nevoja për miratimin e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në Republikën e Maqedonisë, Komisioni i Përhershëm Anketues për të Drejtat dhe Liritë e Qytetarit, më 22 shkurt 2010 organizoi debat publik për Propozim-ligjin për parandalimin dhe  mbrojtjen nga diskriminimi në Republikën e Maqedonisë.

Duke pasur parasysh qëndrimet e shprehura, rekomandimet dhe diskutimet e pjesëmarrësve në Debatin publik, Komisioni i Përhershëm Anketues për të Drejtat dhe Liritë e Qytetarit i dorëzon mendimet e sublimuara:

1. Komisioni i Përhershëm Anketues për të Drejtat dhe Liritë e Qytetarit e përkrah domosdoshmërinë e miratimit urgjent të Ligjit për Mbrojtje nga diskriminimi në pajtim me direktivat e Këshillit Evropian 2000/43/ЕЗ и 2000/78/E3 për realizimin e parimit për trajtim të barabartë të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në çdo bazë, si dhe në pajtim me rekomandimet e Komisionit Venecian të Këshillit të Evropës, ODIHR dhe shqyrtimet përfundimtare të trupave të specializuara të OKB-së, standardet ndërkombëtare dhe legjislaturës evropiane, me çka do të sigurohet mbrojtje efikase nga të gjitha format e diskriminimit të garantuar me Kushtetutë, ligje dhe me marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë;

2. Nga mendimet, qëndrimet dhe diskutimet e paraqitura të ekspertëve për të drejtat e njeriut, përfaqësuesit e vendeve anëtare të UE-së, përfaqësuesit e sektorit qytetar dhe publikut shkencorë, është e nevojshme që Qeveria e Republikës së Maqedonisë ta tërheq këtë Propozim-ligj për mbrojtje nga diskriminimi që t'ua dorëzojë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, versionin e harmonizuar të Propozim-ligjit për mbrojtje nga diskriminimi, për shkak se është e pamundur që Propozimi-ligji  i tanishëm  qeveritar të përmirësohet me intervenim me amendament;

3. Në pajtim me parimet e Parisit, si  standarde themelore ndërkombëtare për institucionet nacionale për të drejtat e njeriut, është theksuar edhe nevoja e vendosjes së kornizave institucionale të Komisionit për barabarësi i cili do të garantojë pavarësi të plotë nga institucionet qeveritare, në formimin e tyre, kompetencat, financimin dhe logjistikën administrative-teknike.

Click