Aktivitetet



E martë, 23 shkurt 2010

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR SHOQATA DHE FONDACIONE

Këshilli Nacional për Evrointegrime sot organizoi Debat publik për Propozim-ligjin për shoqata dhe fondacione. Arsyetim për nevojën e miratimit të Ligjit dhe sqarimit të qëllimeve, parimeve dhe zgjidhjeve themelore të Propozim-ligjit, dha z. Mihajllo Manevski, ministër i Drejtësisë.

Në debatin publik, me diskutime të tyre, propozime, komente dhe vërejtje mori pjesë zonja Radmilla Sheqerinska, kryetare e Këshillit Nacional për Evrointegrime, zonja Sillvana Boneva, nënkryetare e Këshillit, z. Dimitar Mirçev dhe z.  Aleksandar Nikolloski, anëtarë të Këshillit z. Sasho Klekovski, drejtori i parë ekzekutiv i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, znj. Keti Jandrijeska Jovanova, përfaqësuese nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë, znj. Ana Medarska, përfaqësuese e Fondacionit Instituti Shoqëria e Hapur, znj. Lidija Dimova nga Qendra Maqedonase për Arsimim Evropian znj. Marijana Lonçar Vellkova nga Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë, znj. Violeta Kuzmanovska nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë, z. Darko Aleksov, drejtor ekzekutiv i asociacionit qytetar MOST dhe z. Suad Misini nga Qendra Hulumtuese për Shoqëri Civile.

Pjesëmarrësit në debatin publik e përshëndetën iniciativën e Këshillit Nacional për organizimin e debatit publik, kurse gjatë së njëjtës u paraqitën mendime, propozime dhe vërejtje të propozim-ligjit.

Për Propozim-ligjin për shoqata dhe fondacione, mendime të tyre, komente dhe vërejtje në formë të shkruar dorëzuan Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Fondacioni Instituti Shoqëria e  Hapur, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë, organizata "Hapni dritaret" Organizata KONEKT, Fondacioni "Fokus" - Veles dhe shoqëria ekologjike "Eko-mision".

Click