Aktivitetet



E premte, 15 tetor 2010, Këshilli Nacional për Evrointegrime

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR SIGURIM TË USHQIMIT

Këshilli Nacional për Eurointegrime vazhdon me organizimin e debateve publike për ligjet për të cilat është e domosdoshme debat më i gjerë, i cili do të mundësoj miratimin e ligjeve kualitative dhe përgatitje kualitative për pranimin e detyrimeve nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian. Propozim-ligji për sigurim të ushqimit del nga Programi Nacional për miratimin e të drejtës së Unionit Evropian (NPAA Revizioni 2010).

Arsyetimin e Propozim-ligjit dhe sqarimi i përmbajtjes së dispozitave e dha zëvendësministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, z. Perica Ivanovski. Ligji për sigurim të ushqimit paraqet ligj të përgjithshëm me të cilin rregullohet siguria e ushqimit dhe ushqimit të kafshëve, ndërsa qëllimi themelor është që të sigurohet shkallë e lartë e mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, mbrojtjen e interesave të shpenzuesve, funksionimin efikas të tregut të brendshëm të ushqimit dhe të vendos sistem të kontrollit për siguri të ushqimit. Me ligjin rregullohen detyrimet bazë të operatorëve me ushqim dhe ushqim të kafshëve të cilët janë të përfshirë në prodhimtari, përpunim, magazinimin, shpërndarjen, importin dhe eksportin e ushqimit. Me ligjin e ri parashihen ndryshime institucionale, vendoset qasja e integruar me qëllim përmirësimin e gjendjeve në sferë. Agjencia  e ushqimit dhe veterinarisë do t'i inkorporoj të dy institucionet ekzistuese, Drejtorin  për Ushqim pran Ministrisë  së ushqimit dhe Drejtorinë  për  Veterinari pran Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave. Në këtë mënyrë do të vendoset sistem i vetëm për kontroll të ushqimit dhe ushqimit të kafshëve, kontabël me sistemin e vendosur në vendet -anëtare të UE-së. Ligji i ri për siguri të ushqimit do të paraqet bazë për miratimin e numrit të madh të akteve nënligjore, në mënyrë plotësuese do të duhet të kryhet harmonizimi, përkatësisht ndryshimi i gjashtë ligjeve tjera, që janë në fuqi dhe të cilët e rregullojnë sigurimin e ushqimit në shtet.

Pjesëmarrësit në debatin publik e përshëndetën iniciativën e Këshillit Nacional për Evrointegrime për organizimin e debatit publik, ndërsa gjatë të njëjtës ishin të nxjerra propozime dhe vërejtje në drejtim të përmirësimit të tekstit të dispozitave të propozuara.

Në debatin publik me diskutime të tyre propozime, vërejtje dhe komente morrën pjesë:  Znj.Radmilla Shekerinska, kryetare e Këshillit Nacional, z. Vasko Shutarov dhe z.Nikolla Çurçiev, deputetë në Kuvendnin e Republikës së Maqedonisë,z.Dejan Runtevksi, drejtor i Drejtorisë prë veterinari, znj. Marijana Llonçar –Velkova, përfaqësuese e Organizatës së Shpenzuesve të Maqedonisë, znj.Marina Popovska-Domazetova, drejtore e Drejtorisë për Ushqim, znj. Aneta Atanasovska, përfaqësuese e Odës së Zejtarëve-Shkup, prof.d-r Mihail Koçubovski, përfaqësues i Institutit për Shëndet Publik në Republikën e Maqedonisë , z.Aduleyel Dogani nga Drejtoria   për Veterinari dhe znj.Mirjana Bocevska nga Fakulteti Teknologjik –metalurgjik.
 
 
 
 

Click