Aktivitetet



E mërkurë, 22 shtator 2010, Këshilli Nacional për Evrointegrime

Debat publik për versionin e punës të Propozim-ligjit për energjetik

Këshilli Nacional për Evrointegrime sot organizoi Debat Publik për versionin e punës të Propozim-ligjit për energjetik, ligj i cili del nga Programi Nacional për miratimin e drejtës së Unionit Evropian – revizioni 2010.

Arsyetim të shkaqeve për arsye të cilit është i përpiluar ligj i ri për energjetik dha ministri i ekonomisë z. Fatmir Besimi. Qëllimi i miratimit të ligjit të ri për energjetik është harmonizimi i mëtutjeshëm me legjislacionin evropian nga sfera e energjetikës, përkatësisht direktivave dhe regullativave të cilat janë elemente themelore të kornizës juridike të Marrëveshjes për themelim të bashkësisë energjetike, si dhe me qëllim liberalizimin e  mëtutjeshëm të tregut të energjisë dhe krijimin e kushteve të qëndrueshme dhe të mirëmbajtës së sektorit energjetik.

Me diskutime të veta, propozime, komente dhe vërejte morën  pjesë znj. Radmilla Shekerinska, kryetare e Këshillit Nacional për Evrointegrime, znj. Silvana Boneva, nënkryetare e Këshillit, z. Tito Petkovksi dhe znj. Liljana Popovska, deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, prof. Tanasko Tunevski nga Fakulteti i Makinerisë, prof-dr Konstadin Dimitrov, përfaqësues nga qendra për efikasitet energjetik të Maqedonisë, z. Dejan Zrmanovski, përfaqësues i TE-TO-Shoqatës për prodhimin e  energjisë elektrike dhe  të ngrohjes nga Shkupi, z. Goce Josifovski, përfaqësues i Organik Petroleum-Shkup, d-r Petar Nikollovski konsultat privat për energjetik efikasitet të ndërtesave, përfaqësues të Aleancës së odave ekonomike të Maqedonisë, z. Lazar Geçevski, drejtor i Agjencisë për energjetik në Republikën e Maqedonisë dhe prof. d-r Arse Arsenov nga Fakulteti për elektroteknik dhe teknologji informative.
 
 

Click