Aktivitetet



E shtunë, 1 maj 2010 

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, I KRYESUAR NGA KRYETARI VELJANOSKI, MORI PJESË NË HAPJEN E EKSPOZITËS BOTËRORE SHANGAI EKSPO 2010

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga Kryetari, Trajko Veljanoski, i cili është në vizitë në Republikën Popullore të Kinës, sot mori pjesë në hapjen solemne të ekspozitës botërore Shangai Ekspo 2010.

Me këtë rast, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, z. Veljanoski, kishte takim me kryetarin e RP të Kinës, z. Hu Xhin Tao, i cli për nder të mysafirëve të nivelit të lartë organizoi darkë solemne. Me këtë rast, Kryetari Veljanoski iu falënderua për pritjen e ngrohtë dhe e tregoi bindjen e tij se organizimi i Ekspo 2010 do ta ndjek suksesshmërinë e lojërave olimpike në Pekin, ndërsa RP e Kinës edhe njëherë do të jetë nikoqir i një ngjarjeje të rëndësishme globale të cilën do ta shënojë këtë vit.

Përndryshe, në darkë ishin të pranishëm 50 shefa të shteteve, kryetarë të parlamenteve dhe të qeverive të vendeve të ndryshme, pas së cilës pasoi program spektakolar në shfaqjen e qindra pjesëmarrësve dhe këngëtarëve të njohur nga e tërë bota, në mesin e të cilëve Andrea Boçeli dhe Xheki Çen.

Fundi i hapjes solemne të ekspozitës botërore u ndoq me fishekzjarre gjysmë ore në qiellin mbi Shangai.

Përndryshe, ekspozita Shangai Ekspo 2010 do të zgjatë deri në tetor dhe pritet që ta shohin rreth 70 milionë vizitorë nga e mbarë bota. Republika e Maqedonisë është  përfaqësuar me pavijon të saj, të dizajnuar në formë të hojës së bletëve, në të cilin do të përfaqësohet tradita maqedonase, kultura dhe vlerat historike.

Kryetari Veljanoski nesër do të realizojë takim me nënkryetarin e RP të Kinës, z. Shi Xhin Peng dhe me nënkryetarin e Kongresit Popullor Kinez, z Han Shid.

Click