Aktivitetet



E martë, 01 qershor 2010, Rigë

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË MORI PJESË NË SEANCËN PRANVERORE TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË NATO-SË

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mori pjesë në seancën pranverore të Asamblesë Parlamentare të NATO-së, që u mbajt prej 28 maj deri më 01 qershor në Rigë, Letoni. Delegacionin e përbëjnë: Talat Xhaferi, shef i delegacionit dhe Vllado Buçkovkski, anëtar i delegacionit.  

Në kuadër të Komitetit për Siguri Civile të Mbrojtjes, u shqyrtua Raporti për Ballkanin Perëndimor: 15 vite pas Dejtonit, i cili përkujtoi arritjet dhe perspektivat ballkanike. Raporti jep pasqyrë objektive për ngjarjet në rajon, duke analizuar mungesat kryesore për normalizimin e  tij të plotë. Raporti veçanërisht përkujtoi vështirësitë specifike që shfaqen në aplikacione të veçanta, siç është rasti veçanërisht me Republikën e Maqedonisë, kur dhe krahas, pa dyshim procesit të reformave të zbatuar mirë, aplikimet e saj për në NATO dhe për në UE vazhdojnë të ngecin në vend për shkak të çështjes së pazgjidhur me emrin e shtetit.

Talat Xhaferi, shef i delegacionit, mori pjesë në ceremoninë e donacionit të librave me tematik të NATO-së për bibliotekën e re nacionale të Letonisë, e cila, gjithashtu ishte organizuar në kuadër të seancës. 

Gjatë seancës rreth 340 parlamentarë të 28 vendeve-anëtare të NATO-s, vendet me status asociativ, si dhe një numër i madh i mbikëqyrësve parlamentarë, diskutuan për çështjet kryesore ndërkombëtare. Debatet së pari u mbajtën në pesë komitetet e AP të NATO-s (Politik, të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Shkencës dhe Teknologjisë, Dimensionit Civil të Mbrojtjes, Ekonomisë dhe Sigurisë). Në seancën plenare,  e cila u mbajt më 1 qershor, e morën fjalën: Xhon Taner, kryetar i AP të NATO-së, Gundars Dauce, spiker i parlamentit të Letonisë, Valldis Dombrovskis, kryeministër i Letonisë, Abdulla Rahim Vardak, ministër i Mbrojtjes së Afganistanit, si dhe Anders Fog Rasmusen, sekretar i përgjithshëm i NATO-së dhe kryetar i Këshillit Veriatlantik.  

Click