Aktivitetet



E martë, 25 maj 2010, Zagreb Kroaci

DELEGACIONI I GRUPIT PARLAMENTAR TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR BASHKËPUNIM ME KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KROACISË KA REALIZUAR TAKIM ME KRYETARIN E REPUBLIKËS SË KROACISË, Z. IVO JOSIPOVIQ

Delegacioni i grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kroacisë, i cili gjendet për vizitë kthyese tri ditore, i udhëhequr nga z-nja Bllagorodna Duliq, sot ka realizuar takim me Kryetarin e Republikës së Kroacisë, Z. Ivo Josipoviq.

Në përbërje të delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ishin deputetët znj. Nadica Tançeva Tulieva, z. Daut Rexhepi dhe z. Vasko Shutarov.

Në takim është biseduar për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy shteteve, gjatë të cilit Kryetari i Republikës së Kroacisë, z, Ivo Josipoviq ka shprehur gatishmëri  të plotë për ndarjen e përvojave të Kroacisë lidhur me proceset evrontegruese.

Kryetari i Republikës së  Kroacisë, z. Ivo Josipoviq tha se është me interes të madh që vendet e rajonit të bashkëpunojnë dhe t’i zhvillojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Gjithashtu, në takim është biseduar për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen dy vendet drejt anëtarësimit të plotë në Unionin Evropian.

Anëtarët e delegacionit tonë u deklaruan në dobi të bashkëpunimit ndër parlamentar, por edhe për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe turistik ndërmjet dy vendeve. 


 

Click