Aktivitetet



E mërkurë, 24 mars 2010, Bruksel

PJESËMARRJE E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË SEMINARIN PËR PARLAMENTARË DHE NËPUNËS TË PARLAMENTEVE TË VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR

Në organizim të Drejtorisë për Marrëdhënie me Parlamentet Nacionale të Parlamentit Evropian më 23 dhe 24 mars 2010 në Bruksel, në Mbretërinë e Belgjikës, u mbajt Seminari për parlamentarë  dhe nëpunës të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me temën ‘’Kompetencat Buxhetore të parlamenteve.’’ Në seminar morën pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje të deputetëve: z. Jovan Manasijevski, z. Oliver Derkoski, z. Mile Andonov dhe z. Hisen Xhemaili.

Seminarin e hapi z. Goran Ferm, anëtar i Komisionit Parlamentar Evropian  për Buxhet, i cili kishte prezantim për kompetencat, sfidat dhe ndryshimet me Marrëveshjen e Lisbonës në kontekst të procedurës buxhetore. 

Komisari për buxhet dhe programim financiar, z. Janus Levandovski, në takimin në Komisionin Evropian dha kontributin e tij në seminar me prezantimin për kornizën buxhetore shumëvjeçare dhe kufizimet e saj për çdo vit fiskal.

Ditën e dytë të seminarit e hapi z. Xhan Pjer Odi, anëtar i Parlamentit Evropian dhe nënkryetar i Komisionit për Kontroll Buxhetor duke folur për kompetencat e Parlamentit Evropian dhe për procedurën e kontrollit buxhetor.

Në kuadër të diskutimeve u shkëmbyen përvoja për kontrollet buxhetore parlamentare të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në emër të delegacionit parlamentar maqedonas, deputeti z. Jovan Manasievski, kryetar i Komisionit për Financim dhe Buxhet, kishte prezantim për kontrollin buxhetor parlamentar.  Me këtë rast, ai i theksoi prioritetet për sigurimin e pozicionit kushtetues të Entit Shtetëror të Revizionit, për përforcimin e relacionit ndërmjet parlamentit dhe Entit Shtetëror të Revizionit, si dhe nevojën e krijimit të Komisionit për Llogari Publike në parlamentin maqedonas.

Click