Aktivitetet



E premte, 12 nëntor 2010

DEPUTETET KATERINA DIMESKA DHE LILJANA ZATUROSKA MORËN PJESË NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE PËR GRATË NË STAMBOLL

Koordinatorja e Klubit të deputeteve, znj. Katerina Dimeska dhe deputetja, znj. Liljana Zaturoska, anëtare e Komisionit për mundësi të barabarta ndërmjet grave dhe burrave, morën pjesë në Konferencën ndërkombëtare Njomenist (Gratë e Stambollit), në Stamboll, Turqi.

Konferenca u mbajt me 5 dhe 6 nëntor 2010, në kornizat e Stambollit- qytet i kulturës evropiane 2010, në bashkëpunim me IKAM- Qendra e grave për hulumtim nga Stambolli, e përkrahur nga Fondi promotiv i kryeministrit të Republikës së Turqisë.

Qëllimi i konferencës ishte që të negociojë për çështjet e grave nga aspekte të ndryshme: si gruaja dhe punësimi, dhuna familjare, qytetet që do të jenë në shërbim të grave, roli i politikës në përmirësimin e çështjeve të grave.

Në konferencë fjalime të tyre patën edhe kryeministri i Turqisë, z.  Rexhep Taip Erdogan dhe nënkryetarja e Parlamentit Evropian, znj. Diana Vallis.

Përveç deputeteve në konferencë, prej Republikës së Maqedonisë, morën pjesë edhe znj. Daniella Dimitrievska nga Lobi maqedonas i gruas dhe znj. Savka Todorovska nga Këshilli nacional i grave- SOZHM.

Click