Aktivitetet



E hënë, 1 shkurt 2010

DEPUTETËT SPASENOVSKI, PETROV DHE RUSHITI DO TË MARRIN PJESË NË MËNGJESIN E 58-TË TË LUTJEVE NË UASHINGTON

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Aleksandar Spasenovski, Andrej Petrov dhe Sulejman Rushiti do të marrin pjesë në Mëngjesin e 58 - të të Lutjeve në Uashington, në të cilën do të merr pjesë dhe kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA-ve), z. Barak Obama.

Mëngjesi i Lutjeve është në organizim të Kongresit Amerikan dhe, në bazë të traditës së krijuar, mbahet çdo të enjte të parë të shkurtit. Në ngjarjet që zhvillohen në kuadër të manifestimit, në të cilën ngjarje kryesore është Mëngjesi i Lutjeve, është paralajmëruar prania e më tepër liderëve botëror, politikanëve, si dhe i senatorëve amerikan dhe kongresmenëve.

Gjatë vizitës në SHBA, pritet që deputetët të realizojnë më tepër takime me anëtarët e Kongresit dhe të Senatit, me përfaqësues të lartë të Stejt Departamentit dhe administratës amerikane, si dhe me personalitete politike të shteteve të tjera, të cilët do të marrin pjesë në Mëngjesin e Lutjeve.

Click