Aktivitetet



E hënë, 5 korrik 2010

DEPUTETI ILIJA DIMOVSKI U TAKUA ME Z. ANTONIO KRSTIÇEVIQ

Kryetari i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Australisë, z. Ilija Dimovski sot kishte takim me z. Antonio Krstiçeviq, deputet i partisë qeveritare në Australi. Në takim morën pjesë edhe z. Vlladimir Gjorçev, anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Australisë.

Në takim u theksua se në disa vitet e kaluara është intensifikuar bashkëpunimi Parlamentar me Australinë, janë realizuar disa vizita në Australinë Perëndimore, Australinë Jugore dhe në Viktoria dhe se janë përforcuar kontaktet që paraqesin trend pozitiv i cili duhet të përkrahet.

Deputeti i partisë qeveritare në Australinë Perëndimore, Z. Krstiqeviq, theksoi se me intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar dhe qeveritar të të dyja shteteve do të hapet mundësi më e madhe për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe në planin e investimeve ndërmjet të dyja shteteve.

Click