Aktivitetet



Е mërkurë, 03 nëntor 2010

Deputeti Spasenovksi dërgoi letër  eurodeputetëve për fillimin e bisedimeve për anëtarësim

Në prag të shpalljes së Raportit për përparimin e Republikës së Maqedonisë gjatë vitit 2010 nga ana e Komisionit Evropian, shefi i Delegacionit të Komitetit të Përzier Parlamentar -Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian (KPP-RM dhe BE),z. Aleksandar Spasenovski, dërgoi letër eurodeputetëve anëtarë të Delegacionit në KPP-RM dhe BE të cilët e përcjellin gjendjen në Republikën e Maqedonisë, si dhe koordinatorëve të grupeve parlamentare të Komitetit për Punë të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian dhe  raportuesit për Maqedoninë, z.Zoran Taler.  Në letër, Spasenovski i arsyetoi shkaqet për arsye të së cilës Republikës së Maqedonisë duhet t'i caktohet datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në UE. Mes tjerash, Spasenovski theksoi se Republika e Maqedonisë, si vend-kandidat, për të cilin Komisioni Evropian i rekomandon fillimin e bisedimeve, bëri përpjekje të konsiderueshme për plotësimin e kritereve të Kopenhagut, ndërsa veçanërisht për zbatimin e prioriteteve kyçe nga Partneriteti paraaderues .

‘’Republika e Maqedonisë arriti rezultate të mira në pjesën e dialogut politik, respektimit të të drejtave fondamentale të njeriut, zbatimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, reformave në polici dhe gjyqësi, si dhe në sferën e kritereve ekonomike. Sferë tjetër me sukses të pakontestueshëm ku RM është tërësisht e përkushtuar në procesin  e stabilizim asocimit  dhe ishte vendi më i shpejtë, i cili vetëm në tre muaj e gjysmë e plotësoi pyetësorin e UE-së. Sot Republika e Maqedonisë ndërtoi kapacitet  të nevojshëm dhe është e përgatitur të filloj anëtarësimin në UE’’, theksoi Spasenovski.

Gjithashtu, Spasenovski thekson se Republika e Maqedonisë ishte vendi i vetëm nga Jugosllavia e mëparshme e cila e shpalli pavarësinë e saj në mënyrë të qetë. Duke pasur marrëdhënie të mira dhe të forta ndërfqinjësore, Republika e Maqedonisë është vendi i vetëm në rajon e cila e njeh dhe nuk e konteston suverenitetin  të gjitha vendeve fqinje.

‘’Në pjesën e marrëdhënieve të mira fqinjësore, Maqedonia e ndryshoi kushtetutën vet dhe e ndryshoi emrin e saj kushtetues, që të del në ballë të kërkesave të imponuara nga ana  e Republikës së Greqisë, por ngel e përgatitur dhe tërësisht aktive në gjetjen e zgjidhjes së përbashkët dhe të ndërsjellë për çështjen bilaterale. Gjatë gjithë këtyre viteve, duke u nisur nga viti i parë e pavarësisë deri më sot, vendi e mbajti synimin e saj të tërësishëm politik për procesin euroatlantik dhe përkundër rrethimit të pasigurt politik dhe rajonal.  Njëkohësisht, vendi luan rol shumë aktiv dhe konstruktiv në të gjitha iniciativat pozitive rajonale dhe evropiane’’, konkludoi Spasenovski.

Duke e potencuar rëndësinë e kësaj letre, Spasenovksi iu faleminderua për përkrahjen në vazhdimësi dhe bashkëpunimin e eurodeputetëve në procesin e aderimit të RM-së në BE, me besimin se rezultatet e suksesshme do të vazhdojnë edhe në të ardhmen si deri më tani, me qëllim zbatimin e  tërësishëm të çdo detyre e cila do të na udhëheq  drejt të ardhmes me prosperitet  për të gjitha qytetarët e Republikës së Maqedonisë. 

Click