Aktivitetet



E martë, 16 nëntor 2010, Varshavë

Deputeti Talat Xhaferi në Seancën Vjetore të AP të NATO-së

Deputeti, z. Talat Xhaferi, shef i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP të NATO-së do të marr pjesë në Seancën Vjetore të AP të NATO-së që u mbajt më 12 deri më 16 nëntor 2010 në Varshavë, Poloni.

Gjatë seancës rreth 340 parlamentar të 28 vendeve-anëtare të NATO-së, vendetve me status asociativ, si dhe një numër i madh i mbikëqyrësve parlamentar, diskutuan për çështjet kryesore ndërkombëtare të sigurisë. Debatet së pari u mbajtën në pesë komitetet e AP të NATO-së(Politike, Mbrojtjes dhe Sigurisë, Shkencës dhe Teknologjisë, Dimensionit Civil të Mbrojtjes, Ekonomisë dhe Sigurisë).

Në sesionin plenar, i cili u mbajt sot, e morën fjalën: Xhon Taner (SHBA), kryetar i AP të NATO-së në shkuarje, pastaj Gzhegor Shetina, spiker i Parlamentit të Polonisë, Daniel Dusk, kryeministër i Polonisë, si dhe Anders fon Rasmusen, sekretar i përgjigjëm i NATO-së dhe kryetar i Këshillit Verioro-atlantik . 

Në kuadër të Komitetit për Siguri Civile të Mbrojtjes, u shqyrtua dhe u miratua Raporti për Ballkanin Perëndimor: 15 vite pas Dejtonit, i cili iu kthye arritjeve dhe perspektivave ballkanike. Raporti jep fotografi objektive për ngjarjet në rajon, duke analizuar mungesat kryesore për normalizimin e  tij të plotë. Raporti veçanërisht i kthehet vështirësive specifike që shfaqen në aplikacione të veçanta, siç është rasti veçanërisht me Republikën e Maqedonisë, kur dhe përkundër , pa dyshim procesi i mirë i zbatuar i reformave, aplikimet e tyre për në NATO dhe për në UE vazhdojnë të ngecin në vend për shkak të çështjeve të pazgjidhura me emrin e shtetit.

Për kryetar të ri të AP të NATO-së, me mandat prej dy viteve, deputetët me aklamacion e zgjodhën Karl Lamers (Gjermani) kryesues me Komitetin Politik.  

Click