Aktivitetet



E enjte, 09 dhjetor 2010

Doli numri i dhjetë i buletinit të komitetit të përzier parlamentar RM-BE

Doli numri i dhjetë i Buletinit të Delegacionit të Kuvendit  në Komitetin e Përzier Parlamentar Republika e Maqedonisë- Bashkimi Evropian (KPP RM-BE).

Në numrin rrjedhës të Buletinit, janë të përmbajtura informacione  për mirëmbajtjen e mbledhjes së Tetë të KPP-së- Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, për dorëzimin tradicional të Raportit të KE-së për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 nga ana e Shkëlqesisë së Tij Ervan Fuere të kryetarit Trajko Veljanovski dhe udhëheqësish së ngelur të Kuvendit, pastaj për vizitën e deputeteve në Kuvendin e Parlamentit Evropian, si dhe për aktivitetet e Klubit të deputeteve në takimin me Shkëlqesinë e Saj Simone Filipini, ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë de organizatave holandeze të grave.  Në Buletin janë përfshirë tema dhe për shënimin e 20 vjetëve pluralizëm në Maqedoni dhe vizitës së z.Aleksandar Spasenovski të Brukselit në kuadër të përgatitjeve për takimin e radhës së KPP.

Në 11 muajt e kaluar, Komiteti i Përzier Parlamentar përmes Buletinit  rregullisht në bazë mujore i informon eurodeputetët në Parlamentin Evropian, por edhe deputetë në parlamentet nacionale të vendeve-anëtare dhe vendeve kandidate për UE të cilët punojnë në çështjet evropiane, administratën  e Parlamentit Evropian dhe parlamentet nacionale, përfaqësuesit e organizatave  vendase dhe të huaja , institucionet dhe institucionet arsimore nga vendi dhe jashtë për aktivitetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë lidhur me procesin e  evrointegrimit.

Buletini përpilohet në bashkëpunim me Ministrin e Punëve të Jashtme  të Republikës së Maqedonisë.

Numri i fundit i Buletinit, si dhe botimet e tija të kaluara, mund t’i lexoni në këtë adresë:
http://www.sobranie.mk/default.asp?ItemID= 167797EA0BEE7D4295AA593897ABC8B6

ndërsa për më shumë informacione për aktivitetet e KPP, shkoni në linkun, si vijon:
http://www.sobranie.mk/default.asp?ItemID= B052DC5680964D41A79CCA558F2A68E4

Click