Aktivitetet



E hënë. 8 nëntor 2010

DOLI NUMRI I NËNTË I BULETINIT TË KOMITETIT TË PËRZIER PARLAMENTAR RM-BE 

Në pritje të publikimit të Raportit të Komisionit Evropian, doli botimi i nëntë i Buletinit të Delegacionit të Kuvendit në Komitetin e Përzier Parlamentar Republika e Maqedonisë—Bashkimi Evropian (KPP RM-BE), kryesues i së cilit është deputeti Aleksandar Spasenovski.
 
Në numrin vijues të Buletinit, janë përmbajtur informata për takimin e kryetarit Trajko Veljanovski me kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, për takimin e nënkryetarit Rafiz Aliti me Delegacionin nga Bundestagu Gjerman, për aktivitetet e Këshillit Nacional për Eurointegrimet, si dhe për seminarin e fundit Ros-Rot i organizuar nga ana e Kuvendit dhe Kuvendit Parlamentar të NATO-s.
 
Në 10 muajt e kaluar, Komiteti i Përzier Parlamentar përmes Buletinit rregullisht në bazë mujore i informon eurodeputetët në Parlamentin Evropian, por edhe deputetët në parlamentet nacionale të vendeve-anëtare dhe vendeve–kandidate për BE-në të cilat punojnë në çështjet evropiane, administratën e Parlamentit Evropian dhe parlamentet nacionale, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare të vendit dhe të huaja, institucionet dhe institucionet arsimore nga vendi dhe nga jashtë, për të gjitha aktivitetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të ndërlidhura me procesin eurointegrues.
 
Buletini përgatitet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë.
 
Numri i fundit i Buletinit, si dhe botimet e tij të kaluara, mund t'i lexoni në adresën vijuese:
http://www.sobranie.mk//mpk-bilten.nspx,
 
ndërsa për më shumë informata për aktivitetet e KPP-së, klikoni në linkun vijues:
http://www.sobranie.mk/default.asp?ItemID=B052DC5680964D41A79CCA558F2A68E4
 
 

Click