Aktivitetet



E hënë, 04 tetor 2010

DOLI NUMRI I TETË I BULETINIT TË KOMITETIT TË PËRZIER PARLAMENTAR RM-UE

Në fillim të muajit tetor, doli botimi i tetë i Buletinit të delegacionit të kuvendit në Komitetin e Përzier Parlamentar Republika e Maqedonisë -Unioni Evropian. Në numrin rrjedhës, përmbahen aktivitete dhe informacione për vizitën e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, të Republikës së Turqisë dhe për takimin me Patriarkun e  Përgjithshëm Vartollomej, si dhe informacione tjera lidhur me aktivitetet e trupave relevante të Kuvendit dhe delegacioneve të cilët punojnë në pyetjet evropiane.

Buletini ka për qëllim parësor dhe në mënyrë të rregullt t’i informoj eurodeputetët në Parlamentin Evropian, por edhe deputetët në parlamentet nacionale të vendeve-anëtare dhe vendeve kandidate për në UE të cilët punojnë në pyetjet evropiane, administrata e Parlamentit Evropian dhe parlamentet nacionale, përfaqësues të organizatave  vendase dhe të huaja, institucione dhe institucione arsimore nga vendi dhe jashtë për aktivitetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë lidhur me procesin e  evrointegrimit.
 
Buletini përpilohet në bashkëpunim me Ministrin e punëve të jashtme  të Republikës së Maqedonisë.
 
Numri i fundit i Buletinit, si dhe botimet e tija të kaluara, mund t’i lexoni në këtë adresë:
http://www.sobranie.mk/default.asp?ItemID= B052DC5680964D41A79CCA558F2A68E4
 
Ndërsa për më shumë informacione për aktivitetet e KPP, shkoni në linkun, si vijon:
http://www.sobranie.mk/default.asp?ItemID= B052DC5680964D41A79CCA558F2A68E4
 

Click