Aktivitetet



E mërkurë, 02 qershor 2010

DONACIONET DHE SPONZORIMET JANË BURIM I RËNDËSISHËM PËR MBËSHTETJEN E REALIZIMIT TË SHUMË QËLLIMEVE PUBLIKE

Komisioni për Kulturë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot në kuadër të mbledhjes së njëmbëdhjetë, e mbajti vazhdimin e parë  të debatit të   tretë mbikëqyrës me temën ‘’Implementimi i Ligjit për donacione dhe për sponzorime në veprimtaritë publike’’.

Në takim, përveç kryetarit të Komisionit për Kulturë, z. Vasko Shutarov dhe zëvendës-kryetares znj-Liljana Zaturovska, morën pjesë dhe anëtarët e Komisionit:  znj. Roza Topuzova Karevska, znj. Marinella Tusheva, z. Femi Jonuzi, znj. Vesella Çestoeva, znj. Natasha Janevska dhe znj. Cena Matevska, zëvendës-anëtaret znj. Sonja Cvetkovska dhe znj.Aneta Stefanovska, pastaj koordinatorja e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së,  znj Silvana Boneva, anëtarët e Komisionit për Financim dhe Buxhet, Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport, si dhe përfaqësues të Institutit Nacional për Demokraci (NDI), USAID-it dhe sektorit qytetar.

Në fjalën hyrëse, kryetari i Komisionit dha arsyetimin e tij për Ligjin për donacione dhe sponzorime në veprimtaritë publike.

U theksua se donacionet dhe sponzorimet janë burim i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm për përkrahjen e realizimit të shumë qëllimeve me interes publik-arsimin, sportin, kulturën, ekologjinë, socialen dhe shëndetësinë, ndërsa veçanërisht të rëndësishme për mirëmbajtjen financiare të shumë organizatave joqeveritare.

Të pranishmit debatuan rreth çështjeve se sa është i suksesshëm implementimi i Ligjit për donacione dhe për sponzorime në veprimtaritë publike, duke pasur parasysh edhe ndryshimet tani më të bëra në Ligjin er vitit 2008, çfarë përfitimesh ka sektori qytetar nga ky Ligj, veçanërisht në ngjarjet  kulturore dhe sportive, si dhe cili është mendimi i firmave të mëdha në Republikën e Maqedonisë për këtë Ligj,nëse ato kanë ndonjë interes nga ai dhe sa janë të kënaqur shfrytëzuesit e sponzorimeve dhe donacioneve nga ky ligj.

Ligji për herë të parë në mënyrë sistematike mundësoiqë personat fizikë dhe juridikë të marrin lehtësime tatimore për donacionet dhe sponzorimet për qëllime me interes publik. 

Duke pasur parasysh që hulumtimet tregojnë se lehtësimet tatimore anë nxitje e rëndësishme për donim, ligji është kornizë jashtëzakonisht e rëndësishme që padyshim e qëllon synimin. Por vallë fjala dhe fryma e këtij ligji vazhdimisht aktual është përmbajësisht  i plotësuar dhe funksional, a janë të nevojshme ridizajnime dhe ridefinime që do ta përmirësonin teknologjinë dhe administrimin e sponzorimeve dhe donacioneve, ishin dilema të cilat i ndanë së bashku pjesëmarrësit në vazhdimin e parë të debatit mbikëqyrës.

Në debat, prononcim të vetin patën drejtori i Agjencisë për të Rinj dhe Sport, z. Dime Spasov,drejtoresha e Filahrmonisë Maqedonase, znj Maja Çanaqeviq, menaxherja e sponzorimeve, donacioneve dhe fondacioneve-Telekomi i Maqedonisë SHA –Shkup, znj.Radmilla Gutevska, drejtori i Operës dhe Baletit Maqedonas, z.Oliver Arsovski, drejtori i Fondacionit Apolonija, z. Ace Ristovski, si dhe drejtori i Verës së Ohrit, z.Toni Simonovski, drejtori ekzekutiv i OJQ-CIRA, z.Zoran Stojkovksi, drejtori i MOST-it, z.Darko Aleksov dhe znj. Kristina Joteva, kryetare e Këshillit Drejtues të T-Mobile Fondacionit, të cilët dhanë mendimet dhe përgjigjet e tyre për anëtarët e Komisionit. 

Click