Aktivitetet



E enjte, 11 nëntor 2010

Ëndrra për parlament plural 20 vjet më vonë

Në kuvendin e RM-së, sot, u shënua njëzetvjetori i zgjedhjeve të para shumëpartiake që u mbajtën më 11 nëntor 1990.

Kryesues i ngjarjes ishte z. Jani Makraduli, kryetar i këshillit për shënimin e 20 vjetorit të zgjedhjeve të para shumëpartiake. Ai theksoi se është nder që sot në shoqëri të deputetëve nga përbërja e parë parlamentare e Kuvendit të RM-së dhe deklaratave se ato janë hero në kohën e tyre.

Fjalime të tyre kishin z. Trajko Vlejanovski, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Stojan Andov, kryetar i parë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Stojan Andov, kryetar i parë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë , z. Nikolla Koneski, kryetar i Komisionit Zgjedhor Republikan dhe Komisionit Republikan për Zbatimin e Referendumit (1991), z. Abdulrahman Aliti, deputet në përbërjen e  parë parlamentare.

Emetimi në video të inserteve dokumentare nga seancat e para të Kuvendit të RM-së shkaktuan stuhi të emocioneve dhe rekcioneve.

Në suaza të shënimit u mbajt dhe debat me temën: ‘’Ëndrra për parlament plural 20 vjet më vonë’’

Kryesues i debatit ishte z. Stojan Andov, kryetar i parë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa shumica  e deputetëve morën pjesë me prononcime të tyre.

Një pjesë e pjesëmarrësve, në prononcime të tyre, përmendën se kanë pritur shumë më tepër , përderisa një pjesë theksuan  se iu ka realizuar ëndrra për parlament plural 20 vjet më vonë.

Click