Aktivitetet



E mërkurë, 15 shtator 2010

ËSHTË E DOMOSDOSHME PËRFORCIMI I KAPACITETEVE TË ZYRAVE PËR KONTAKT ME QYTETARËT

Me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të demokracisë-15 shtator, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ishte organizuar tribunë me temën ''Përgjegjësia politike''-përforcimi i lidhjeve ndërmjet Kuvendit dhe qytetarët’’, me çka hapi hapësirë për diskutim për demokracinë dhe mundësin të bisedohej për të si Parlamenti maqedonas i zbaton funksionet demokratike.

Fjalime hyrëse kishin: z.Dimitar Spasenovski nga Instituti për Demokraci Parlamentare, z. Tahir Hani, koordinator i grupit të deputetëve të BDI-së dhe kryesues i Këshillit Drejtues të Rrjetit Parlamentar për Komunikim me Qytetarët, znj. Silvana Boneva, koordinatore e grupit të deputetëve të VMRO -DPMNE-së, znj. Cvetanka Ivanova, koordinatore e grupi të deputetëve të LSDM-së, z. Goran Misovksi, zëvendës - koordinator i grupit të deputetëve të PL-PPSD, z. Koce Trajanovski, kryesues i BNJVL dhe kryetar i qytetit të Shkupit, Tatjana Fon Shtajger Veber, Shefe e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Maqedoni Erik Pasifik, Drejtor i Zyrës për Demokraci dhe Vetadminsitrim Lokal të USAID,  dhe znj. Kristina T. Petreska, asistente në Zyrën për Komunikim me Qytetarët nga Struga.

Me këto propozime dhe sugjestione në diskutim morën pjesë dhe nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj-Svetllana Jakimovska dhe deputetët z. Vasko Shutarov dhe znj. Bllagorodna Duliç.

Aksenti kryesor në tribunë ishte vendosur në projektin e zyrave për kontakt me qytetarët, të cilën Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e filloi në vitin 2003 dhe e realizoi me ndihmën e USAID, IPD, Agjencisë Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe BNJVL, me qëllim që të nxitet pjesëmarrja e qytetarëve në punën e Kuvendit, si institucion më i rëndësishëm përfaqësues i demokracisë, institucion i cili i përfaqëson interesat e qytetarëve dhe i mbron të drejtat e tyre.

Me hapjen e atyre zyrave ju mundësohet qytetarëve komunikim i përhershëm me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Mu për ata, ishte theksuar se është e domosdoshme përforcimi i kapaciteteve të zyrave dhe nevojës çdo deputet të ketë asistent të tyrin i cili do t’i ndihmon në kontakt me qytetarët, si do të rritej produktiviteti dhe efikasiteti në kryerjen e funksionit të deputetit. Gjithashtu, është me rëndësi deputetët rregullisht të vijnë në zyrat dhe të kenë kontakt si me qytetarët, ashtu edhe me kryetarët.

Demokracia bazohet mbi të drejtën çdonjëri të jetë i kyçur në zgjidhjen e çështjeve publike, ashtu që kërkon ekzistimin e institucioneve përkatëse në të gjitha nivelet dhe parlament në të cilën janë paraqitur të gjitha komponentët e shoqërisë dhe i cili i posedon autorizimet e nevojshme dhe mjetet që të shprehet vullneti i njerëzve.

Për atë ishte konstatuar se duhet të bëhen përpjekje me luftë të përbashkët të ketë sukses Kuvendi Maqedonas të zhvillohet në model të cilin plotësisht do t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve. 

Click