Aktivitetet



E martë, 9 nëntor 2010

ËSHTË E NEVOJSHME QË MAQEDONIA TË ORIENTOHET DREJT REALIZIMIT TË VËREJTJEVE NGA RAPORTI VJETOR

Delegacioni i Komisionit për Çështje Ekonomike të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje z-nja Hristina Runçeva - shefe e delegacionit dhe anëtaret z-nja Sllavica Gërkovska - Lloshkova dhe z-nja Ermira Mehmeti Devaja dje dhe sot realizuan shumë takime me eurodeputetët: z. Zoran Taler - referuesi për Maqedoninë në Komisionin për Punë të Jashtme të PE-së (AFET), z. Jorgo Shacimarkakis - bashkëkryetari i Komitetit të Përzier Parlamentar RM - BE-së, z-nja Ana Ibrisagiq, z. Ivo Vajgëll dhe z. Mihaill Kramer në Parlamentin Evropian në Bruksel

Në këto takime, temë e bisedimeve ishin proceset eurointegruese në Maqedoni në vigjilje të shpalljes së Raportit Vjetor për përparimin e vendit në vitin 2010 nga ana e Komisionit Evropian.   Pastaj, u tha se pas shpalljes së Raportit Vjetor, Komisioni për Punë të Jashtme - AFET-i i Parlamentit Evropian do të fillojë me përpilimin e Rezolutës për përparimin e vendit për vitin e ardhshëm dhe se pritet ai të dërgohet që të miratohet në Parlamentin Evropian në tremujorshin e parë nga viti i ardhshëm.  

Referuesi i AFET-it për Maqedoninë, z. Taleri, theksoi se në periudhën e ardhshme është e nevojshme që Maqedonia të orientohet ndaj realizimit të vërejtjeve të cilat do të shënohen në Raportin Vjetor për këtë vit. 

Në bisedime u ngrit edhe çështja për nevojën që më shpejt të gjendet një zgjidhje kompromise për zgjidhjen e problemit të dedikuar nga ana e Greqisë në lidhje me përdorimin e emrit tonë kushtetues.   

Delegacioni, gjithashtu, mori pjesë edhe në punën e Konferencës së parlamenteve kombëtare të vendeve - anëtare dhe vendeve - kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në temë:  "Pas krizës:  Si Evropa do t'i përgjigjet sfidave të ardhshme?". Në lidhje me temën, fjalim hyrës kishin kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso dhe kryeministri i Belgjikës, z. Iv Leterm, të cilët e theksuan rolin e parlamenteve kombëtare në lidhje me çështjet e rëndësishme evropiane, siç është kriza ekonomike evropiane, gjithashtu si institucione të cilat morën kompetenca të rritura pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Lisabonit, por edhe si përfaqësues të drejtpërdrejtë të qytetarëve evropianë.  


 

Click