Aktivitetet



E mërkurë, 7 prill 2010

ËSHTË I NEVOJSHËM PËRFORCIM I  BASHKËPUNIMIT EKONOMIK DHE TREGTAR NDËRMJET MAQEDONISË DHE TURQISË 

Marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë  janë në mënyrë të veçantë miqësore, nuk ka çështje të hapura, nuk ka sferë që nuk është e mbuluar me marrëveshje dhe protokolle, është qëndrimi i përbashkët i të pranishmëve në takimin e sotëm të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë  dhe Delegacionit të Komisionit për Harmonizim me Unionin Evropian të Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë.

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme znj. Teuta Arifi, bashkë me anëtarët: z.  Pavle Trajanov, z.  Nazif Bushi, z.  Vasko Shutarov, zsh. Hristina Runçeva, z.  Avdija Pepiq, si dhe z.  Kenan Hasipi, si përfaqësues i bashkësisë turke në Republikën e Maqedonisë, shprehën falënderim për korrektësinë e Republikës së Turqisë në lidhje me përdorimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, dhe përkrahjen publike dhe pa rezervë të cilën e merr vendi ynë për anëtarësim në NATO.

Delegacioni turk, i udhëhequr nga nënkryetari i Komisionit, z.  Jusuf Zija Irbeç, potencoi se e drejta e Republikës së Maqedonisë për përdorimin e emrit të vet duhet të pranohet.

Në takimin u theksua se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duhet të pasurohen, veçanërisht në planin tregtar dhe ekonomik. Investimet e reja, siç është rasti me grupacionin TAV, i cili i mori nën koncesion aeroportet e Maqedonisë, janë me rëndësi të veçantë.

Mysafirët theksuan nevojën për krijimin e rrethanave lehtësuese për investime të huaja në Republikën e Maqedonisë.

Gjithashtu, u theksua se duhet të shfrytëzohet trashëgimia e përbashkët kulturore dhe të zhvillohet turizmi. Deputetët turq si shembull e përmendën Çarshinë e Vjetër në Shkup, e cila me meremetim me siguri do të ishte tërheqëse për turistët nga Turqia. Ata, gjithashtu, njoftuan se do të lëshojnë një lokacion në Stamboll si qendër kulturore të Maqedonisë në Turqi, siç është Kurshumli An qendër kulturore turke në vendin tonë.

 

 

Click