Aktivitetet



E enjte, 09 dhjetor 2010, Stamboll

Është vërtetuar vendosshmëria e vizionit maqedonas për perspektivën evropiane

Delegacioni i Komisionit për Politik të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetari i komisionit , znj. Teuta Arifi, në përbërjen e të cilit janë anëtarët e komisionit znj. Flora Kadriu, z. Vasko Shutarov dhe z. Nazif Bushi, të cilët qëndrojnë në vizitë dyditore zyrtare në Republikën e Turqisë, realizoi  bisedime me nikoqirin  vet, kryetarin e Komisionit për Politik të Jashtme  të Kuvendit të Turqisë, z. Murat Merxhan dhe anëtarët e komisionit. Takime ishin realizuar dhe me kryetarët dhe anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane, z. Jashar Jakish dhe me Grupin për miqësi, z. Sedat KIzilxhigli. Delegacioni ishte pranuar dhe nga nënkryetari i Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turqisë, z.Sadik Jakut, dhe realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme  z. Ahmet Davitoglu.

Në takimet në nivelin parlamentar, ishte shprehur kënaqësia e bashkëpunimit të deritanishëm dhe miqësisë tradicionale të shprehur në të gjitha takimet pa përjashtim, është vërtetuar dhe me përkrahjen e ndërsjellë në planin multilateral.  Ishte shprehur dhe besimi se edhe në të ardhmen diplomacia parlamentare do të shënoj trend në rritje në mirëmbajtjen e marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit  si në atë bilateral, ashtu edhe në atë multilateral, duke pasur parasysh rolin e theksuar të parlamenteve nacionale në, veçanërisht për ne organizatat e rëndësishme, NATO dhe BE. Në atë kontest, bashkëbiseduesit e shprehën rolin dhe rëndësinë e parlamenteve në forcimin dhe zgjerimin e formave për bashkëpunim, por vetëm në kuadër të dimensionit parlamentar, por edhe në marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet dy shteteve, në të cilin vital është interesi i qytetarëve të dy shteteve. 

Në bisedimet  deputetët maqedonas shprehën faleminderit dhe kënaqësi të qëndrimit në princip dhe të qëndrueshëm të Turqisë lidhur me interesat strategjike të shtetit tonë, veçanërisht lidhur me të drejtën për shfrytëzim të emrit tonë kushtetues dhe realizimit të ambicieve për anëtarësim në Aleancën e BE-së. Në këto korniza e vërtetuan paluhatshmërinë e vizionit Maqedonas të perspektivës evropiane, duke informuar me atë rast, për gjendjen e shtetit dhe mendimet rreth aktiviteteve në plotësimin e kritereve në planin e ofrimit drejt strukturave euroatlantike.  Me atë rast, u komentuan argumentet në shtojcë të arritjeve tona, rezultatet nga detyrimet e realizuara, Raportin e fundit të Komisionit Evropian si dhe detyrimet tjera në këtë plan. 

Në takim u bë fjalë dhe për  kontestin bilateral me fqiun tonë jugor për këtë çështje lidhur me emrin tonë kushtetues  , si dhe për përgatitjen e Republikës së Maqedonisë për vazhdim konstruktiv  të bisedimeve me Greqinë nën ndërmjetësimin e ndërmjetësit të OKB-së z. Metju Nimic.

Në kuadër të diskutimit rreth gjendjes në rajon ishte komentuar çështja e sigurisë së tyre, me çka së bashku ishte konstatuar se perspektiva evropiane për Ballkanin e garanton stabilitetin e tij, por edhe stabilitetin e Evropës në përgjithësi. Në ato korniza e pandashme ishte mendimi se pjesëmarrja aktive në iniciativat rajonale kontribuuan në sigurimin e paqes dhe sigurisë në hapësirat ballkanike.

Në Ministrin e punëve të jashtme, në mes tjerash së bashku ishte konstatuar interesi për zhvillimin e miqësisë ndërmjet dy shteteve, duke pasur parasysh afërsisë rajonale, traditës në marrëdhëniet, renditjes së Turqisë dhe autoritetin e saj në korniza më të gjëra, ishte vërtetuar nevoja e përparimit në bashkëpunimin në sferë me interes të ndërsjellë.

Në kuadër të përparimit të relacioneve të gjithëmbarshme, veçanërisht ishte shprehur nevoja e zgjerimit të bashkëpunimit në planin ekonomik, në të cilën, mërgimtarët maqedonas në Turqi dhe pakica turke në Maqedoni janë urë dhe garanci, se interesi për bashkëpunim ndërmjet dy shteteve do të jetë gjithmonë aktual.

Nga ana e nikoqirëve  ishte shprehur mirëkuptim për sfidat aktuale maqedonase, përgatitje për përparimin e marrëdhënieve bilaterale, ndërsa ishte vërtetuar edhe përkrahja dhe ndihma në realizimin e përpjekjeve që Maqedonia i bën në drejtim të plotësimit të pasojave të një  varg detyrimeve dhe kritereve në procesin e integrimit në strukturat euroatlantike. 

Click