Aktivitetet



E martë, 19 tetor 2010

Evropa Juglindore : Krijimi i momentumit të ri

Në organizim të përbashkët të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe AP të NATO, prej 19 deri më 21 tetor 2010 në Shkup, Republika e Maqedonisë, u mbajt 75. Ros-Rot seminari me temën’’Evropa Juglindore: Krijimi i momentumit të ri’’.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe AP të NATO-së për të gjashtën herë organizojnë Ros-Rot seminar në Republikën e Maqedonisë.

Në hapjen e seminarit fjalim përshëndetës kishin kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanovski, Sh. e tij Nikoll Virsh, ambasadore e Konfederatës Zvicrës  në Republikën e Maqedonisë, pastaj z.Xhejms Perdju, ndihmës i mëparshëm, i sekretarit të përgjithshëm të NATO-së dhe ambasador i mëparshëm në Republikën e Bullgarisë  dhe parlamentari z. Mark Angel, referues i nënkomisionit për udhëheqje demokratike dhe zëvendës-shef i delegacionit të Luksemburgut në AP të NATO-së.

Moderator në sesionin hyrës ishte z. Tallat Xhaferi, shef i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP të NATO-së, i cili në prononcimin tij  ndër tjerash theksoi se tema e seminarit të sivjetmë ‘’Krijimi i momentumit të ri’’është temë aktuale në seminarin e sivjetmë ''Krijimi i momentumit të ri'' është temë aktuale e cila na bashkon të gjithë neve në këtë rajon, por edhe temë e cila nuk guxon t'i le zemërgjerë dhe shtetet e tjera nga Evropa që synojnë për prosperitetin, paqen dhe stabilitetin, vlerat të njësoj rëndësishëm për të gjithë. Investimi në to duhet të jetë prioritete  tona në realizimin e politikave tona nacionale.

Gjithashtu, ai deklaroi se paqja dhe stabiliteti, në këto hapësira janë vlera shumë gjatë të dashura. Ato janë baza për shoqëri qëndrueshme dhe të shëndetshme. Shumë shpesh i dëgjojmë pyetjet përse synojmë të jemi pjesë e klubit të NATO-së, ndërsa siç koha kalon përgjigjja jonë është më e kristaltë e qartë, ndërsa ajo është për atë që besojmë në vlerat demokratike dhe principe që janë bazë e këtyre strukturave. Për atë që UE dhe NATO në kohën aktuale në aspektin historik janë pa alternativ për prosperitetin tonë. Historia e njerëzimit njeh më tepër sisteme, ky shekull i 21-të është shekull i sistemeve demokratike dhe vlerave të larta civilizuese. Kujdesi për pasurin që e bartin me vete dallueshmëritë , në karakterin kulturor, etnik ose religjioz është postulat bazë të botës bashkëkohore.

Në sesionin parë të titulluar Republika e Maqedonisë: Leksionet e mësuara në parandalimin e konflikteve dhe ndërtimin e shoqërisë multietnike, ndërsa moderator i së cilës ishte z. Sajmon Lan nga Qendra e Gjenevës për Kontroll Demokratike mbi forcat e armatosura (DCAF), prononcime të tyre kishin z. Abdulhaqim Ademi, nënkryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i ngarkuar për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, pastaj SH. e tij znj. Simone Filipine, ambasadore e mbretërisë së Holandës në Republikën  e Maqedonisë-kontakt ambasada e NATO-së në Republikën e Maqedonisë, z. Dimitar Beçev, analist i lartë i politikës  dhe shef i Zyrës së Sofje, Këshilli Evropian për marrëdhënie ndërkombëtare, politik të jashtë dhe globalizim, Kolegji Amerikan, Shkup. 

Click