Aktivitetet



E premte, 21 maj 2010

FJALIM I Z. MEVLUT ÇAUSHOGLU, KRYETAR I KUVENDIT PARLAMENTAR TË KËSHILLIT TË EVROPËS NË MBLEDHJEN E KOMITETIT TË PËRHERSHËM

 I nderuar kryetar,
Të nderuar koleg

Para së gjithash do të doja t’i faleminderoj, veçanërisht të kryetarit, Për atë që është nikoqir të Komitetit të Përhershëm të Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës në Shkup. Ministër Milloshovski, kryesimi i juaj me Komitetin e ministrave vetëm sa filloi dhe tani  më kemi mundësin të punojmë së bashku. E përshëndeti Pranin tuaj meqë është shenjë se keni vullnet edhe më tutje ta përforconi bashkëpunimin me Kuvendin Parlamentar dhe për atë Ju përshëndes. Nga ana jonë, jemi të përgatitur të japim përkrahje të plotë për kryesimin tuaj dhe jemi në pritje të Ju presim në Hemicilin tonë gjatë gjysmë-sesionit në qershor.

Më lejoni të nënvizoj se prioritetet e Kryesimit Maqedonas në masë të madhe përputhen me ato të cilat personalisht i promovoj si kryetar i Asamblesë Parlamentare.

I pari nga tre prioritetet të theksuara në Dokumentin tuaj’’Forcimin e mbrojtjes së tp drejtave të njeriut’’, është gjithashtu pjesë e esencës së Organizatës tonë. Në këtë pikëpamje, Konferenca në Interlaken, në të cilën pata mundësi të marrë pjesë, ishte pikë fillestare për një moment të ri dhe të rëndësishëm.

Duke pasur parasysh në përkushtimin tonë të siguroni efikasitet afatgjatë të sistemit të Konventës dhe ta përparoni principin e supsidiaritetit, besoj se proceset e Anderliken do të jenë në duar të mira në gjashtë muajt e fundit.

E dyta, veçanërisht e vlerësoj idenë për’’Drejt integrimit duke respektuar dallimet’’, dhe shprehjen e dialogut  religjioz  dhe ndër kulturor si instrument për mirëkuptim të ndërsjellë. 

 ‘’Këshilli i Evropës 2010- shkëmbim të dimenzonit religjioz të dialogut kulturor’’ i cili do të mbahet në Ohër më 13 dh 14 shtator 2010, mu duket se kjo është ngjarje shumë e rëndësishme.  Për Kuvendin, dhe për mua personalisht do të jetë kënaqësi të kontribuojmë për këtë ngjarje.

Lidhur me përparimin e pjesëmarrjes së të rinjve  veçanërisht në formë të investimit në arsim, mund vetëm të miratojmë dhe ta japim gjithë përkrahjen nga ana jonë.

Të rinjtë sot jo vetëm se janë e ardhmja e Evropës, por janë edhe pjesë e rëndësishme nga e tanishmja, veçanërisht në këto hapësira nga Kontinenti jonë, për mua është kënaqësi që mund ta shihni nga vizitat e shumta.

Prej këtu, sot jemi në pritje të shkëmbimit të mendimeve për këto dhe për çështje tjera.

Megjithatë, do të doja para së gjithash t’i jap fjalë kryetarit të Kuvendit, z. Trajko Veljanovski. 

Click