Aktivitetet



E premte, 26 mars 2010

GRUPI PARLAMENTAR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR BASHKËPUNIM ME PARLAMENTIN E REPUBLIKËS SË TURQISË U TAKUA ME MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË TURQISË

Sot kryetari i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, z. Qenan Hasipi, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, z Ahmet Davutogllu, i cili gjendet në vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë.

Në takim ishin të pranishëm edhe anëtarët e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë, z. Andrej Zhernovski, z. Hajrulla Misini dhe z. Avdija Pepiq.

Marrëdhëniet e mira dhe stabile tradicionale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë i karakterizon shkallë e lartë e miqësisë dhe respekt i ndërsjellë dhe ndërmjet dy shteteve nuk ka asnjë çështje të hapur dhe kontestuese, u theksua në takimin.

Gjithashtu, u theksua se në Republikën e Maqedonisë  vlerësohet lartë përkrahja konstruktive dhe solidariteti nga ana e Republikës së Turqisë, si dhe përdorimi parimor i emrit kushtetues të vendit tonë.

Republika e Turqisë është partner i rëndësishëm tregtar i Republikës së Maqedonisë dhe në vitet e fundit është në mesin e dhjetë vendeve të para me të cilat Republika e Maqedonisë ka vëllim më të madh të shkëmbimit, me ç'rast u theksua se me rëndësi të veçantë është zgjedhja e kompanisë turke ‘’TAV’’ për koncesionar për modernizimin  e  aeroportit të Shkupit dhe të Ohrit dhe ndërtimin e aeroportit të ri në Shtip, projekte realizimi i të cilëve filloi më 01 mars 2010.

Në takim u shpreh besimi për përparimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe për përkrahjen e ndërsjellë në planin ndërkombëtar,  si në nivel bilateral, ashtu në nivel multilateral.
 

Click