Aktivitetet



E hënë, 10 maj 2010, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR UJËRAT

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 35-të të mbajtur më 7 mars 2010, si trup punues amë në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-Ligjin për ndryshimin e Ligjit për ujërat.

Deputetja Lilajana Popovska, si përfaqësuese e propozuesve të Ligjit, në arsyetimin e vet e theksoi nevojën e miratimit të ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që do të rregullohen me ligjin. Ajo theksoi se Ligji për ujërat duhet të hyjë në fuqi dhe të zbatohet prej 01 janar 2011 për arsye të vërejtjeve  të subjekteve relevante të Bashkësisë Evropiane dhe publikut profesional në Republikën e Maqedonisë.

Zonja Popovska gjithashtu theksoi se me fillimin e zbatimit të Ligjit për ujërat do të krijohen kushte për menaxhim integral të ujërave, me qëllim të tejkalimit të të gjitha problemeve të pranishme në këtë sferë. Ajo veçanërisht theksoi se shumë me rëndësi dhe me prioritet është dimensioni ekologjik i problemit me ujërat, se sa ai ekonomik, që është në pajtim me direktivat ekzistuese të Unionit Evropian.

Në diskutim për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për ujërat (leximi i parë), morën pjesë edhe deputetët Vlladanka Aviroviç, Nikolla Çurkçiev dhe Talat Xhaferi

Pas përfundimit të debatit për Propozim-ligjin, Komisioni me 6 vota ''për''dhe 2 ''kundër'' e miratoi këtë
Konkluzion:

  • Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ujërat (leximi i parë),në pikëpamje të nevojës së miratimit të ligjit, parimeve mbi të cilat duhet të bazohet ligji, marrëdhënieve bazë që rregullohen me ligj dhe mënyrës në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 nga Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtejmë.
     

 

Click