Aktivitetet



E shtunë, 11 dhjetor 2010, Stamboll

Integrimi i Ballkanit në strukturat euroatlantike garanci për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Kryetarja e Komisionit për Politik të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtarët e komisionit, znj.Flora Kadriu,z. Vasko Shutarov dhe z. Nazif Bushi gjatë kohës së vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, ishin pranuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Qeverisë së Turqisë, z. Ahmet Davutogllu.

Kryetarja e komisionit, znj.Teuta Arifi shprehu faleminderim dhe kënaqësi për përkrahjen në vazhdimësi të Republikës së Turqisë lidhur me realizimin e proceseve demokratike dhe reformave në shtet, por edhe në raport me qëndrimin e Turqisë rreth përdorimit të emrit kushtetues të shtetit tonë. Zonja Arifi, ndërmjet tjerash , informoi dhe për gjendjen aktuale në shtet, synimet në realizimin e qëllimeve strategjike , anëtarësimin në NATO  dhe BE, rrjedhën rreth çështjes së emrit kushtetues, edhe pse joreale, ndërsa realitet me të cilin përballet shoqëria maqedonase.

Ministri Davutoglu, duke nënvizuar se me kujdes të veçantë e përcjellin gjendjen në shtetin tonë, e theksoi miqësinë e fortë të Republikës së Turqisë ndaj Maqedonisë, qëndrimin konstant dhe të pandryshuar të Turqisë për përkrahje të plotë lidhur me proceset  demokratike në shtetin tonë, të drejtën për bashkëpunim në të gjitha sferat me interes të përgjithshëm.

Në bisedimin ndërmjet tjerash, ishin shkëmbyer mendime dhe për ngjarjet aktuale në Ballkan, nevojës së integrimit të saj në strukturat euroatlantike, si garanci për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Bashkëbiseduesit u pajtuan se prosperiteti  në Ballkanin Perëndimor është i mundshëm  përmes respektimit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira miqësore. Në kuadër të kësaj ministri Davutogllu theksoi se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është në varshmëri nga paqja dhe stabiliteti i Republikës së Maqedonisë, duke pasur parasysh të vendosjes së saj gjeografike në rajon dhe në shoqërinë multietnike.

Në kuadër të diskutimit rreth dimensionit parlamentar, ministri i Turqisë për punë të jashtme veçanërisht  e tërheq njohurin dhe rolin e diplomacisë parlamentare në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve.

Për shënim është se, kryetarja e komisionit, znj.Teuta Arifi dhe delegacioni i Komisionit për Politik të Jashtme të Parlamentit Maqedonas , është delegacioni i parë i huaj në nivel të Komisionit Parlamentar për Politik të Jashtme, që është pranuar nga ministri i Turqisë për Politik të Jashtme , z. Ahmet Davutoglu. 

Click