Aktivitetet



E mërkurë, 7 prill 2010

Takim i nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimovska me delegacionin e Komisionit për Harmonizimin me Unionin Evropian

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Svetllana Jakimovska sot u takua me delegacionin e Komisionit për Harmonizim me Unionin Evropian të Kuvendin të Madh Popullor të Republikës së Turqisë.

Në takim u theksua se marrëdhëniet tradicionalisht të mira dhe të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë i karakterizon shkalla e lartë e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë. Në Republikën e Maqedonisë vlerësohet lartë përkrahja konstruktive dhe solidariteti nga ana e Republikës së Turqisë, si dhe përdorimi parimor i emrit kushtetues të vendit tonë.

Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në planin politik është me intensitet të madh, përkatësisht me shumë takime në nivel qeveritar, parlamentar dhe nivele tjera dhe me nënshkrimin e më shumë marrëveshjeve bilaterale nga sfera të ndryshme.

Krahas miqësisë së fortë dhe bashkëpunimit të frytshëm, Republikën e Maqedonisë dhe Republikën e Turqisë i lidhin lidhjet historike dhe kulturore. Përfaqësuesit e bashkësisë së turqve në Republikën e Maqedonisë dhe turqit të cilët kanë emigruar nga Republika e Maqedonisë dhe të vendosur në Republikën e Turqisë janë hallkë e rëndësishme në miqësinë ndërmjet dy vendeve.

Marrëdhëniet e mira miqësore ndërmjet dy vendeve janë pasqyruar edhe në bashkëpunimin e frytshëm parlamentar, si në nivel bilateral, ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë, ashtu edhe në nivel multilateral, në kuadër të asambleve parlamentare ndërkombëtare.

Lidhur me bashkëpunimin bilateral ndërmjet të dy parlamenteve, në takim u rikujtua se Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor, z. Qoksal Toptan realizoi takim zyrtar në Republikën e Maqedonisë në dhjetor 2008, me ç'rast mbajti fjalim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Paraprakisht, u theksua, janë realizuar vizita pune në Republikën e Turqisë nga ana e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe të Grupit të Deputetëve për Bashkëpunimin me Kuvendin e Turqisë.  

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimovska tha se është veçanërisht i rëndësishëm bashkëpunimi dhe përkrahja ndërmjet  dy vendeve në fushën e evrointegrimeve dhe  me këtë rast i njoftoi mysafirët me tre trupat punues, të cilat janë formuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në kompetencë të të cilave janë evrointegrimet e Republikës së Maqedonisë.

Komisioni për Çështje Evropiane është i obliguar për përcjelljen dhe zbatimin e Strategjisë nacionale për integrimin e Republikës së Maqedonisë në UE, pastaj e përcjellë përmbushjen e detyrimeve të cilat dalin nga marrëveshja ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Unionit Evropian dhe të ngjashme.

Këshilli Nacional për Evrointegrime e përcjellë dhe vlerëson ecurinë e aktiviteteve për marrjen e anëtarësisë së Republikën e Maqedonisë në UE, jep mendime dhe kahe lidhur me përgatitjet për fillimin e negociatave, për pozicionet negociuese të Republikës së Maqedonisë dhe të ngjashme edhe Komiteti i Përzier Parlamentar UE-Republika e Maqedonisë, i cili paraqet forum ku deputetët nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe nga Parlamenti Evropian shkëmbejnë përvoja, mendime dhe qëndrime për përforcimin e partneritetit të ndërsjellë.

Republika e Turqisë është partner i rëndësishëm tregtar i Republikës së Maqedonisë dhe në vitet e fundit është mes dhjetë vendeve të para me të cilat Republika e Maqedonisë ka vëllim më të madh të shkëmbimit.  Megjithatë ende ekziston hapësirë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe hyrje më të madhe të kapitalit turk në Republikën e Maqedonisë.

Në takim u shpreh besimi për përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve dhe për përkrahjen e ndërsjellë në planin ndërkombëtar, si në nivel bilateral, ashtu edhe në nivel multilateral. 

Click