Aktivitetet



E martë, 30 nëntor 2010, Bruksel

Janë të miratuara rekomandimet në takimin e tetë të Komitetit të Përzier Parlamentar të RM-së dhe BE-së

Në takimin e Tetë të Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, i cili u mbajt  më 29 dhe 30 nëntor 2010 në Parlamentin Evropian në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, morri pjesë delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin e Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, të udhëhequr nga z. Aleksandar  Spasenovski, kryetar i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për stabilizim asocim (bashkëkryesues i këtij komiteti), z. Rafiz Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe i delegacionit, znj.Sllavica Grkovska, nënkryetare e delegacionit , znj. Sona Mirakovska, anëtarë dhe z. Vlladimir Gjorçev, zëvendësanëtarë.

Në pjesën e dytë të takimit fjalim të tyrin kishte z. Vasko Naumovski, nënkryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i ngarkuar për evrointegrime, i cili i informoi parlamentarët për gjendjen aktuale në procesin evrointegrues të Republikës së Maqedonisë. Pas prononcimit të tij, pasoi shkëmbimi i mendimeve dhe debatit ndaj çështjeve të caktuara, në të cilën z. Naumovski dha përgjigje gjithëpërfshirëse.

Në takimin tetë ishin shqyrtuar më tepër çështje lidhur me raportet e Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, ndërsa parlamentarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian kishin mundësi së bashku të debatojnë për më tepër çështje që kanë të bëjnë me: zhvillimin e mëhershëm të shoqërisë qytetare, pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e vendosjes, lirisë së shprehjes dhe dialogut politik, pastaj për situatën e funksionimit të administratës publike, gjyqësinë dhe sistemin e burgut, duke përfshirë edhe tentimet në luftën kundër mashtrimeve dhe korrupsionit, për korridoret transportuese në Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian, si dhe për menaxhimin me fondet e BE-së, situatës ekonomike dhe financiare dhe reformat e ndërruara nga Qeveria në drejtim të detyrimeve të ndërmarra me aterrimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Debati rezultoi me miratimin e Rekomandimeve përfundimtare, në të cilën u përshëndet fakti që parti e pushtetit dhe e opozitës, me përkrahje të gjerë të sektorit joqeveritar, janë të vetëm në vullnetin  e tyre vendi t'i plotësoj Kriteret e Kopenhagut dhe kushtet nga Marrëveshja për stabilizim asocim ( CAA), si dhe për fillimin sa më të hershëm të bisedimeve për anëtarësim në BE. Gjithashtu, parlamentarët e përshëndetën përparimin e arritur në procesin e liberalizimit të vizave dhe përmes fillimit të funksionimit të sistemit për administrim të integruar kufitar. Njëkohësisht, me kënaqësi ishte përshëndetur qasja konstruktive e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në miratimin e ligjeve të domosdoshme si dhe në modernizimin e punës së Kuvendit, veçanërisht është përshëndetur miratimi i amendamenteve të Rregullores për punë të Kuvendit.

Komiteti i përzier Parlamentar-Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian e përshëndetën përparimin në vazhdimësi në reformat e Kuvendit, policisë, gjyqësisë, administratës publike dhe mbrojtjen e pakicave. Ishte përshëndetur politika antikorruptive në pajtim me rekomandimet e GREKO-së.

Komiteti i përzier parlamentar-Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian e vërtetuan vlefshmërinë e sistemit të mirë të integruar të korridoreve transportuese dhe në atë drejtim e përshëndeti përfshirjen e Republikës së Maqedonisë në projektin multinacional bankar hekurudhor Kargo 10.

Parlamentarët i konstatuan dhe i përshëndetën synimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në vendosjen e strukturave të domosdoshme për menaxhim të decentralizuar  me Instrumentin për ndihmë paraaderuese (IPA) dhe e inkurajuan  Komisionin Evropian të miratoj Vendim që ta bartë menaxhimin me IPA fondet e pushteteve nacionale.  

Në fund të takimit kishte pres - konferencë të shkurtër të dy bashkëkryesuesit z. Spasenovski  dhe z. Shacimarakis,  në të cilën gazetarët kanë mundësi të parashtrojnë pyetje rreth temave për të cilat debatohej dy ditët e kaluara.

 Rekomandime të miratuara  MPK RM-BE

Click