Aktivitetet



E premte, 23 korrik 2010

KOMISIONI PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 22 korrik 2010 e mbajti mbledhjen tij të Shtatëdhjetë.

Si trup punues amë, Komisioni e shqyrtoi Propozim-ligjin për rregullimin e obligimeve të Republikës së Maqedonisë ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar sipas bazës së shfrytëzimit të mjeteve nga alokacioni kumulativ neto i përgjithshëm dhe special i të drejtave speciale të tërheqjes të lejuara me Rezolutën e Këshillit të Guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar nr. 64-3 dhe nr. 52-4 (leximi i parë).   

Arsyetimin hyrës pas ligjit të parashtruar e dha zëvendësministri i Financave, Nedim Ramizi i cili theksoi se me Rezolutën nr. 64-3 Këshilli i Guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar më 7 gusht 2009 e miratoi alokacionin kumulativ neto të përgjithshëm të të Drejtave Speciale të tërheqjes në shumë prej 250 miliardë dollarë, me qëllim të sigurohet likuiditet më i madh në sistemin global ekonomik nëpërmjet përkrahjes së rezervave të devizave të vendeve anëtare të FMN-së.

Alokacioni kumulativ neto i përgjithshëm ka qenë i kryer në 28 gusht 2009, dhe nga njëjta Republikës së Maqedonisë i takuan mjete në shumë të përgjithshme prej 51.076.245 SPV apo 76.930.000 dollarë amerikanë.

Lejimin e kësaj mase, që është e rëndësishme për rritjen e likuiditetit global do t'i zmadhojë rezervat e devizave të vendeve - anëtare të FMN-së dhe së pari do të shërbejë si rreth shtesë i tronditjeve të likuiditetit.  

Kjo masë pa mëdyshje do të kontribuojë edhe në rritjen e kapacitetit të vendeve anëtare për ballafaqimin me problemet potenciale të bilanceve-pagesore.   Njëkohësisht, me lejimin e këtij alokacioni në fuqi hyri edhe ndryshimi i katërt i Statusit të FMN-së, që siguron alokacion të njëhershëm të SPV në pajtim me Rezolutën nr.    52-4 prej 23 shtatorit 1997.  Nga shuma e përgjithshme e këtij alokacioni i cili arrin 21,5 miliardë SPV, Republikës së Maqedonisë i takojnë mjete në shumë prej 6.161.937 SPV apo 9.280.000 dollarë amerikanë.   

Qëllimi i këtij Propozim-ligji është të mundësojë tërheqjen e këtyre mjeteve të cilat do të shfrytëzohen për financimin e shpenzimeve buxhetore dhe borxhin e Republikës së Maqedonisë. 

Komisioni me 7 vota "për", 2 vota "kundër" dhe 1 votë "përmbajtur" konkludoi se propozim-ligji është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

Si trup punues amë, Komisioni e shqyrtoi  Propozim-ligjin për garancinë e Republikës së Maqedonisë në obligimet për Marrëveshjen për ngarkim me hua i dedikuar për financimin e projektit “Rehabilitimi i gjashtë centraleve hidroenergjetike”, e cila do të lidhet ndërmjet Bankës Kreditore për Rindërtim – KFV dhe SHA ELEM (në lexim të parë).

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin e parashtruar dha zëvendësministri i financave Nedim Ramizi.  Ai theksoi se në periudhën e viteve 1999-2004 është realizuar faza e parë nga projekti “Rehabilitimi i centraleve hidroenergjetike” në Republikën e Maqedonisë me hua nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore. Me projektin “Rehabilitimi i gjashtë centraleve hidroenergjetike” janë të përfshira aktivitete të lidhura me rehabilitimin/zëvendësimin e pajisjeve elektrike dhe hidromekanike si dhe disa punë të domosdoshme ndërtimore në centralet hidroenergjetike: CHE Glloboçica, CHE Tikvesh, CHE Vrutok, CHE Raven, CHE Vrben dhe CHE Shpilje. Konstruksioni financiar për realizimin e këtij projekti parasheh mjete në shumë prej 31.887.000 euro nga dy burime:

  • Hua nga RF e Gjermanisë në shumë prej 27.100.000 euro dhe
  • SHA ELEM do të sigurojë mjete në shumë prej 4.787.000 euro.

 Me mjetet të cilat i siguron SHA ELEM do të financohen këto objekte ndërtimore:  rehabilitimi i kanalit të Radikës së Sipërme; rehabilitimi i tunelit Toljane; rehabilitimi i kanalit prurës Ujërat e Sharit dhe zmadhimi i bregut të pendës Leunovo.  Në pajtim me Protokollin nga bisedimet për bashkëpunim zhvillimor-politik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së RF të Gjermanisë, të nënshkruar më 14 tetor 2009 në Shkup, Qeveria e RF të Gjermanisë për realizimin e projektit në kornizat e qendrës “Efikasitet energjetik dhe energji të riparueshme” ka siguruar 60.000.000 euro.   Një pjesë nga këto mjete në shumë prej 27,1 milion euro është i dedikuar për këtë projekt.  Për dedikimin e pjesës tjetër të mjeteve, në mënyrë plotësuese do të jetë i propozuar ligj i veçantë për detyrim/garanci  Kuvendit.

Komisioni me tetë vota “për” dhe dy vota “të përmbajtur” erdhi në konkluzion se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtejmë.

Si trup punues amë, Komisioni e shqyrtoi  Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trashëgiminë juridike të Republikës së Maqedonisë në anëtarësimin në Fondin Monetar Ndërkombëtar (në lexim të parë).

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin e parashtruar dha zëvendësministri i financave Nedim Ramizi. Ai theksoi se qëllimi i ndryshimeve të propozuara është të mundësohet rregullim juridik i ndryshimit të katërt të Statutit të FMN-së në sistemin juridik të Republikës së Maqedonisë.

 Bordi i guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) më 7 Gusht 2009 me Rezolutë nr. 64-3 e ka lejuar alokacionin e përgjithshëm të të Drejtave speciale të tërheqjes (DST) në shumë prej 250 miliardë denarë, me qëllim të sigurohet likuiditet më i madh në sistemin ekonomik global  nëpërmjet të përkrahjes së rezervave valutore të vendeve anëtare të FMN-së. Alokacioni i përgjithshëm ishte kryer më 28 Gusht 2009, dhe nga e njëjta Republikës së Maqedonisë i takuan mjete në shumë të përgjithshme prej 51.076.245 (DST).

 Njëkohësisht, me lejimin e këtij alokacioni në fuqi ka hyrë dhe ndryshimi i katërt i Statutit të FMN-së, i cili siguron alokacion të njëanshëm (special) të DST-së në pajtim me Rezolutën nr. 52-4 nga 23 shtatori 1997, e cila ka hyrë në fuqi më 10 gusht 2009. Nga shuma e përgjithshme i këtij alokacioni i cili është 21.5 miliardë DST, Republikës së Maqedonisë i takojnë mjete në shumë prej 6.161.937 DST. 

Me këtë ndryshim nëpërmjet të shpërndarjes speciale të DST-së u mundësohet të gjitha vendeve anëtare të FMN-së të marrin pjesë në sistemin e DST-së në bazë të drejtë, veçanërisht duke e pasur parasysh faktin se vendet të cilat u bashkëngjitën te Fondi pas vitit 1981, të cilët në realitet paraqesin më shumë se një e pesta nga anëtarësimi i deritanishëm të FMN-së nuk ka marrë shpërndarje të DST-së. Gjithashtu, kjo shpërndarje dyfishtë do ta zmadhojë shpërndarjen e përgjithshme të DST-së edhe atë në 42,8 miliardë DST, ose rreth 64 miliardë USD.

Komisioni unanimisht konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trashëgiminë juridike të Republikës së Maqedonisë në anëtarësimin në Fondin Monetar Ndërkombëtar është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtejmë. 

Click