Aktivitetet



E hënë, 29 mars 2010

KOMISIONI PËR MBROJTE DHE SIGURI REALIZOI TAKIM ME PËRFAQËSUES TË SHKOLLËS SË LARTË TË MBROJTJES
 
Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri sot realizoi takim me përfaqësues të Shkollës së Lartë të Mbrojtjes të Institutit Holandez për Marrëdhënie Ndërkombëtare -Klingendael.

Në takimin mysafirët së pari u njoftuan me punën e Komisionit për Mbrojte dhe Siguri të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me ç'rast u theksua se Republika e Maqedonisë në mënyrë aktive merr pjesë në proceset paqesore të NATO-së.

Përfaqësuesit e Institutit për Marrëdhënie Ndërkombëtare-Klingendael ishin të interesuar për vetë qasjen e qytetarëve në NATO-aleancën dhe u interesuan se çfarë presin qytetarët nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO, me ç'rast theksuan se janë të impresionuar nga përparimi që Republika e Maqedonisë e bën në drejtim të NATO-së dhe EU-së.

 

Click