Aktivitetet



E martë, 01 qershor 2010, Madrid

KOSAK JEP PËRKRAHJE PËR ZGJERIMIN E UNIONIT EVROPIAN

Në Konferencën e Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve-anëtare të UE -së KOSAK, që dje dhe sot u mbajt në Madrid, në kuadër të kryesimit gjashtëmujor të Spanjës me Unionin Evropian, në të cilën merr pjesë kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Petar Pop-Arsov, debati ishte fokusuar në çështjet lidhur me realizimin e prioriteteve spanjolle edhe atë para së gjithash implementimin e marrëveshjes së Lisbonës në pikëpamje të funksionimit institucional të institucioneve evropiane, si dhe krizën aktuale ekonomike në Unionin Evropian.

Me këtë rast, u shqyrtuan më shumë aspekte të funksionimit të Unionit Evropian, si rezultat i implementimit të Marrëveshjes edhe atë para së gjithash në pikëpamje të realizimit në praktikë të modelit të ri të relacioneve ndërmjet Parlamenteve Nacionale dhe Parlamentit Evropian,  si dhe roli i ardhshëm i KOSAK-ut -konferencave në aspekt të zbatimit të parimeve të supsidiaritetit dhe proporcionalitetit lidhur me legjislacionin evropian.

Lidhur me këto çështje, komente dhe sqarime të veta dhanë kryetari i Kongresit të Deputetëve të Spanjës, z. Hoze Bono Martinez, kryeministri i Spanjës z. Hoze Rodriges Zapatero, si dhe sekretari shtetëror për çështje evropiane z. Diego Llopez Garido.

Para pjesëmarrësve të Konferencës, kryetari i parlamentit Suedez, z. Per Vestberg, i prezantoi konkluzionet, të cilat ishin miratuar në Konferencë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve-anëtare të UE-së, që u mbajt më 14 dhe 15 maj 2010 në Stokholm,në të cilën morri pjesë dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski.   Në konkluzionet jepet drejtime për funksionimin e Unionit në pajtim me mundësitë që i ofron marrëveshja e Lisbonës. Në atë drejtim, veçanërisht ishte nënvizuar rëndësia e rritjes së kontakteve  dhe dialogut ndërmjet Komisionit Evropian dhe parlamenteve nacionale, nëpërmjet dërgimit në kohë të Programit vjetor për punë të komisionit para parlamenteve nacionale, me qëllim të intervenimit të tyre në kohë  me propozime të veta.   

Në fund të konferencës u miratuan konkluzione në të cilat i jepet përkrahje procesit të zgjerimit të Unionit Evropian me vende të reja-anëtare. Në këtë drejtim, KOSAK na fton  në përparimin e bisedimeve me të gjitha vendet-kandidate në pajtim me parimet e vendosura në këtë sferë, përkatësisht plotësimin e kritereve të Kopenhagës.

Gjatë konferencës, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Petar Pop Arsov, realizoi takime me kryetarët dhe anëtarët e Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve anëtare, kandidate për anëtarësim në UE.

 


 

Click