Aktivitetet



E premte, 1 tetor 2010, Bruksel

Krijimi i administratës kualitative dhe të paanshme si përgjigje ndaj sfidave të punës modern

Në organizim të Parlamentit Evropian më 29 dhe 30 shtator 2010 në Bruksel, në Mbretërinë e Belgjikës u mbajt seminar Parlamentar me temën: ‘’Reforma në administratën publike dhe gjykatë'.'

Në seminarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të marrin pjesë deputetët: z. Rafiz Haliti, nënkryetar i Kuvendit dhe anëtar i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Zoran Petrevski, nënkryetar i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, znj. Sonja Mirakovksa, anëtare e Komisionit Juridiko-Ligjvënëse dhe z. Vllado Buçkovksi, anëtar i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. 

Seminari i është dedikuar çështjeve të reformave në administratën publike dhe gjykatës në vendet e Ballkanit Perëndimor (Republikës së Maqedonisë, Republikës së Serbisë, Republika së Shqipërisë, Federatës së Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës). Pjesëmarrësve në seminar iu drejtua dhe kishte prononcim hyrës z. Pjer Mirel, drejtor i Direktoratit të përgjithshëm për zgjerimin e Komisionit Evropian. Gjatë seminarit prononcime të tyre kishin europarlamentarët Jan Olbriht, anëtar i delegacionit për marrëdhënie me Shqipërinë, B dhe H, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën, znj. Monika Makovej dhe z. Denis de Jong, anëtarë të Komisioneve për Liri të Qytetarëve, të Drejtave dhe Çështjeve të Brendshme, z. Hanes Svoboda dhe z. Zoran Taller, anëtar të Komisionit për Çështje të Jashtme dhe z. Ande Lis nga Direktorati për Zgjerim të Komisionit Evropian. Për rëndësinë e reformave në administratën publike deputetët kishin mundësi burimore që të debatojnë me z. Jorgos Shacimarkakis, bashkëkryesues i Komitetit të Përzier Parlamentar-RM dhe UE.

Në seminar ishin debatuar çështje lidhur me reformat e ndërmarra dhe të zbatuara të administratës publike dhe gjykatës, për arsye të përfitimeve dhe shfrytëzimit të IPA fondeve në pjesën e përforcimit të kapaciteteve të institucioneve shtetërore, si dhe për të gjitha çështjet e tjera  lidhur me përparimin e reformave në përforcimin e kapaciteteve të administratës publike dhe gjykatës.

Gjithashtu, deputetëve iu ishte prezantuar përvoja estoneze në reformat e administratës publike dhe gjykatës.

Në pjesën e paraparë për prezantime të shkurtra, çdo delegacionit i është dhënë mundësia t’i jep vështrim përvojave personale në planin  e aktiviteteve të ndërmarra në sferën e reformave të administratës publike dhe gjykatës.

Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe delegacionit të tij, prononcim kishte z. Rafiz Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Me atë rast, ai e përshëndeti mirëmbajtjen e  seminarit si mundësi për shkëmbimin e drejtpërdrejtë të përvojave në këto sfera të reformave të ndërmarra të cilat janë kyçe për përparimin e çdo vendi aspirant për anëtarësimin e plotfuqishëm në Unionin Evropian. Në atë drejtim, z. Aliti theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë në vazhdimësi dhe me përkushtim punon në plotësimin e kritereve politike, ndër të tjerat edhe reformat e administratës publike , krijimin  e administratës kualitative dhe të paanshme e cila mund në çdo kohë dhe në çdo konstelacion politik t'i përgjigjet sfidave të punës moderne. Njëkohësisht, ai drejtoi tregoi se fokusi i aktiviteteve të Qeverisë dhe të Parlamentit është drejtuar drejt mundësimin të kushteve të nevojshme për modernizimin e sistemit gjyqësor, i cili njëkohësisht do të jetë garantë i lirive themelore qytetare dhe garant i rregullimit kushtetues të vendit. Për atë qëllim, z. Aliti i informoi pjesëmarrësit për rrjedhën e zbatimit të këtyre reformave, për kuantumin e ligjeve të miratuara në këtë sferë të cilët mundësojnë pushtet të pavarur gjyqësor, si dhe të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore në domenin e reformave të administratës publike.

Click