Aktivitetet



Е hënë, 7 qershor 2010

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, NË KONFERENCËN E TETË TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE TË VENDEVE-ANËTARE TË PROCESIT PËR BASHKËPUNIM NË EVROPËN JUGLINDORE

Në Konferencën e tetë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve-anëtare të procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, e cila nga 6 deri më 8 qershor 2010 mbahet në Antalia, Republika e Turqisë, marrin pjesë kryetarët e parlamenteve të rajonit, si dhe përfaqësues nga më shumë asamble parlamentare evropiane dhe institucione. Konferenca është përqendruar në bashkëpunim dhe institucionalizim të mëtejmë rajonal. Pritet që kjo të sjellë edhe formimin e Asamblesë Parlamentare, gjë që në rajonet tjera të Evropës që moti është praktikë e pranishme, e cila rezulton me privilegj për të gjithë pjesëmarrësit.

Takime me kryetarin e Kuvendit të Lartë Popullor të Republikës së Turqisë, z. Mehmet Ali Shahin dhe kryetarin e Parlamentit të Republikës së Malit të Zi, z. Ranko Krivokapiq

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në kuadër të Konferencës së tetë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të procesit për bashkëpunim me Evropën Juglindore, realizoi takim me kryetarin e Kuvendit të Lartë Popullor të Republikës së Turqisë.

Nikoqiri i konferencës, z. Mehmet Ali Shahin, në fillim të takimit shprehu kënaqësinë që edhe kësaj here Republika e Maqedonisë po tregohet mike e vërtetë e Republikës së Turqisë, duke marrë pjesë në këtë konferencë të rëndësishme, me ç'rast jo vetëm që avancohen marrëdhëniet tradicionalisht të mira ndërmjet dy shteteve, por Republika e Maqedonisë tregon gatishmërinë e saj për të dhënë kontributin e vet për përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve të Evropës Juglindore. Ai, njëkohësisht, shprehu bindjen se kjo konferencë, kushtuar perspektivave të formimit të asamblesë parlamentare, do ta arrijë qëllimin e vet, do t'i përmirësojë marrëdhëniet ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore, por edhe do të jetë nxitje për bashkëpunimin e tyre të ardhshëm.

Kryetari i Kuvendit të Lartë Popullor të Republikës së Turqisë, z.  Ali Shahin, nënvizoi se Republika e Turqisë i përcjell dhe mbështet nga afër aspiratat e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Unionin Evropian dhe në NATO dhe se Republikës së Turqisë i vjen keq që krahas gjithë mundit të investuar të Republikës së Maqedonisë, ekzistojnë pengesa në këtë rrugë.

"Çdo shtet ka të drejtë ta përdorë emrin e vet kushtetues dhe ju keni të drejtë ta përdorni tuajin", theksoi Kryetari i Kuvendit të Lartë Popullor të Republikës së Turqisë.

Kryetari Veljanoski theksoi rëndësinë e konferencës dhe shprehu mbështetje për miratimin e Deklaratës finale, e cila pritet që ta përmirësojë punën dhe veprimin e APEJL-së, si dhe të jetë përfitim për tërë rajonin.

Gjatë takimit, kryetari Veljanoski theksoi se në Republikën e Maqedonisë, si bashkësi multikulturore, multietnike, multikonfesionale, është vendosur parimi i mirëkuptimit, tolerancës dhe bashkëpunimit të ndërsjellë dhe se pikërisht në këtë periudhë kur Evropa po ballafaqohet me sfida të vështira, toleranca dhe dialogu janë zgjidhje për to. Në këtë drejtim, shprehu bindjen e tij se pret që Republika e Maqedonisë së shpejti të bëhet anëtare e UE-së dhe NATO-s.

Sot, kryetari Veljanoski u takua edhe me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Malit të Zi, z. Ranko Krivokapiq.  Në takimin, i cili kaloi në atmosferë miqësore, të dy kryetarët u pajtuan se nuk ka se çka të përmirësohet në marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, të cilat janë korrekte, pa çështje të hapura dhe mund të punohet vetëm në avancimin dhe përforcimin e tyre.

Me këtë rast bashkëbiseduesit i potencuan aspiratat euroatlantike të dy shteteve dhe shprehën gatishmërinë për mbështetje të ndërsjellë dhe këmbim të përvojave në rrugën e marrjes së anëtarësimit në UE dhe NATO.

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Malit të Zi, në lidhje me kontestin për emrin, të cilin Republika e Greqisë e vendosi si pengesë për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve të Republikës së Maqedonisë me Unionin Evropian, e potencoi bindjen e tij se pikërisht në rrugën kah Unioni Evropian çdo  ndërlikim i panevojshëm paraqet absurd dhe kjo është vështirë e kuptueshme dhe e pranueshme.  Ai njëkohësisht shprehu  shpresën se do të gjendet zgjidhje dhe së shpejti edhe Republika e Maqedonisë dhe Republika e Malit të Zi do të bëhen pjesë e familjes evropiane.

Kryetari Veljanoski me kënaqësi i pranoi ftesat për vizita zyrtare kthyese të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Malit të Zi, të cilat i mori nga kolegët e tij.

Click