Aktivitetet



E premte, 07 maj 2010

KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NJË NDËR INSTITUCIONET SHTETËRORE MË TË HAPURA DHE MË TRANSPARENTE

Në kuadër të Parlamentit të hapur, i cili këtë vit mbahet në bashkëpunim me NDI-në, me iniciativën Qytetare MOST dhe me Institutin për Demokraci Parlamentare IDP) u mbajt tribunë me temën: ‘'Drejt dialogut më të hapur dhe më transparent ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe sektorit qytetar’' në të cilën morën pjesë deputetë dhe më tepër përfaqësues të sektorit qytetar.

Njëkohësisht fjalim hyrës në tribunë kishte nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj Svetllana Jakimovska, e cila ndër të tjera shqyrtoi disa projekte konkrete që kontribuojnë për dialog më të hapur ndërmjet Kuvendit dhe sektorit qytetar. Me këtë rast u përmend mbajtja më e  shpeshtë e debateve publike gjatë miratimit të ndonjë ligji, të cilat në të kaluarën kanë qenë më të rralla dhe ndoshta më formale, por të cilat me kalimin e kohës e kanë fituar funksionin e vet të vërtetë, përkatësisht janë bërë forum në të cilin  diskutohet lirshëm për zgjidhjet ligjore.

Në këto debate janë të ftuar dhe marrin pjesë një numër i madh i sektorit joqeveritar, që janë të interesuar për propozim-ligjin në fjalë dhe nëpërmjet tyre paraqiten interesat e qytetarëve të thjeshtë.

Gjithashtu, z-nja Svetllana Jakimovska, theksoi se organizatat joqeveritare duke u ndeshur në punën e tyre të përditshme me probleme të ndryshme konkrete gjatë funksionimit të institucioneve dhe në përgjithësi gjithë sistemit, kontribuojnë për atë që këto probleme të jenë të dukshme dhe nëpërmjet zgjidhjeve ligjore ato të mënjanohen.

Gjithashtu, u përmendën disa projekte të realizuara me ndihmën e disa organizatave joqeveritare: Me iniciativën qytetare MOST u organizua projekti ‘’Telefoni mobil’’, qëllimi i të cilit ishte përmirësimi i komunikimit ndërmjet deputetëve dhe elektoratit dhe afrimi i Kuvendit me qytetarët. Në bashkëpunim me Institutin Nacional Demokratik (NDI) janë hapur 47 zyra të deputetëve të popullit në Republikë në të cilat, gjithashtu, qytetarët mund të komunikojnë me deputetët.

Në tribunë u shkëmbyen mendime për bashkëpunim të mëtejmë ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe sektorit qytetar.

 

Click