Aktivitetet



E martë, 21 shtator 2010

Kuvendi-institucion qendror i cili mund t’i përpiloj dhe zbatoj ligjet të cilët i avancojnë të drejtat e fëmijëve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me Fondacionin për Fëmijët e Kombeve të Bashkuara (UNICEF), dje dhe sot organizoi takim ndërshtetëror konsultativ për rolin e parlamenteve, promovimin dhe monitorimin e drejtave të fëmijëve, si vazhdimësi e marrëveshjes paraprake për bashkëpunimin dyvjeçar në sferën e përforcimit të rolit të parlamentarëve në promovimin e drejtave të fëmijëve në vend ndërmjet Kuvendit dhe UNICEF-it ,në nëntor 2009.

Me këtë marrëveshje ishin themeluar dy trupa joformale parlamentare  për të drejtat e fëmijëve: Këshilli për të Drejtat  e Fëmijëve dhe Grupi Punues për të Drejtat  e Fëmijëve në kuadër të Komisionit për Punë dhe Politik Sociale. Ndërsa, nga këtu, doli dhe ideja për shqyrtimin e mundësisë për themelimin e Komisionit të Përhershëm për të Drejtat e Fëmijëve.

Në takim, fjalime hyrëse kishin z. Trajko Veljanovski, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Kirsi Madi, zëvendësdrejtor i UNICEF-it për Evropën Juglindore, z. Nikolla Novakoviç, zëvendëskryetar i Kuvendit Popullor të Serbisë dhe anëtar i Komisionit Parlamentar Serb për fëmijë dhe  z. Exhard Pols, anëtar i Parlamentit dhe kryetar i Komisionit për Çështje të Fëmijëve.

Qëllimi i këtij takimi ishte që të ngritët vetëdija për vlerën  e drejtave të njeriut dhe vlerën e përforcimit të strukturave administrative për fëmijët dhe t’i ndihmohet parlamentarëve në shqyrtimin e mundësisë për themelimin e këtij komisioni përmes shkëmbimit të përvojave dhe njohurive, si dhe përmes njohjes më të mirë të drejtave të fëmijëve të cilat mund të zbatohen në punën e përditshme të parlamentarëve.

Të pranishmit debatuan lidhur me çështjet për rolin e parlamenteve në promovimin dhe monitorimin e drejtave të fëmijëve, duke ndarë megjithatë përvojat e ndryshme përmes përfaqësuesve të Republikës Federale të Gjermanisë z. Ekxard Pols, anëtar i kuvendit dhe kryetar i Komisionit për Çështje të Fëmijëve, znj. Katja Doner dhe znj. Nukoll Brant Bent, anëtar të kuvendit dhe të Komisionit për Çështej të fëmijëve dhe z. Nikolla Novakoviç, zëvendës-kryetar i Kuvendit Popullor të Serbisë dhe anëtar i Komisionit Parlamentar Serb për Fëmijë dhe znj.Milica Vojiç-Markoviç, anëtare Komisionit Parlamentar  Serb për Fëmijë. 

Shembullin e Maqedonisë e prezantuan kryetari i Komisionit për Punë dhe Politik Sociale, z.Ilija Kitanovski dhe kryetari i Komisionit për Mundësi të Barabarta Ndërmjet Burrave dhe Grave, znj Liljana Popovska.

Ishte theksuar roli i parlamentit si institucion qendror i cili mund t'i përpiloj dhe zbatoj ligjet të cilat i përparojnë të drejtat e fëmijëve, të shpërndajnë mjete për sektorët të cilët janë me rëndësi për fëmijët, t’i ftoj qeveritë dhe segmentet relevante të shoqërisë në dhënie të llogarisë për fëmijët dhe të drejtat e tyre t'i përfaqësojnë interesat dhe zërin e fëmijëve.

Të pranishmit konstatuan se kjo ide për themelimin e komisionit të veçantë për të drejtat e fëmijëve është shumë me rëndësi, njëherit ishte përshëndetur pozitivisht dhe konsensusi politik ndërmjet të gjitha partive politike lidhur me këtë çështje.

Click