Aktivitetet



E martë, 20 prill 2010

MADRIDI I PËRKRAH INTEGRIMET EUROATLANTIKE TË MAQEDONISË

Kryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Radmilla Shekerinska, së bashku me anëtarët dhe përfaqësuesit e Këshillit, realizuan takim me z. Migel Anhel Moratinos, ministër i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Spanjës.

Në takim morri pjesë dhe ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Maqedoni, z. Hoze Manuel Pas Agueras, përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Komitetit të Përzier Parlamentar RM-UE, si dhe Sektorit Joqeveritar.

Zonja Shekerinska e përshëndeti praninë e ministrit të Spanjës, dhe njëkohësisht i njoftoi mysafirët me përbërjen dhe qëllimet e Këshillit Nacional për Eurointegrime.

Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Spanjës theksoi se është optimist për çështjen me kontestin e emrit, e cila do të mund të mbyllej gjatë kohës së kryesimit të tyre me UE-në deri në fund të qershorit,  duke theksuar në këtë rast se Madridi i përkrah integrimet euroatlantike të Maqedonisë.

"Vërejta se në vendin tuaj i vendosni të gjitha reformat ekonomike, sociale të cilat janë të nevojshme që të jeni pjesë e të ardhmes së Evropës. Nuk është çështja nëse jemi eurooptimistë ose europesimistë, por duhet të jemi eurorealistë. Të gjithë kemi të drejtë të plotë që të jemi anëtarë të UE-së. Ju jeni vend-kandidat dhe i takoni atyre vendeve që i kanë avancuar marrëdhëniet me UE-në. Nuk guxoni që ta lëshoni momentin e ri të zgjerimit të Unionit", theksoi z. Moratinos.

Të pranishmit u falënderuan për përkrahjen të cilën ia jep kryesia Spanjolle Maqedonisë në rrugën drejt NATO-s dhe UE-së dhe kërkuan  që të ketë qasje reale në zgjidhjen e kontestit me emrin.

"Përveç çështjes për emrin, vendi deri në fund duhet t'i plotësojë reformat dhe standardet për hyrje në Union. Këshilli dhe Kuvendi do të vazhdojnë të punojnë në plotësimin e këtyre standardeve", theksoi z-nj Shekerinska. 

 

Click