Aktivitetet



Е mërkurë, 03 nëntor 2010

MAQEDONIA DHE KANADA -MIQ TË VËRTET NË KOHË TË VËRTETË

Republika e Maqedonisë në Kanada njeh mik të vërtet në kohë të vërtet. Ju faleminderojmë për gjithë përkrahjen të cilën Kanadaja ia jep Republikës së Maqedonisë, për njohjen me emrin kushtetues, për qëndrimin principiel për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, si dhe mundësin mërgimtarët maqedonas t’i gëzojnë të gjithë të drejtat si dhe qytetarët tjerë të Kanadasë, janë pjesë e konstatimeve të kryetarit Veljanovski në takimin me kolegun e tij Kanadezë, kryetar i Odës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Kanadasë, z. Piter Miliken.

Kryetari Veljanovski theksoi se Republika e Maqedonisë, si shtet i ri demokratik, është e përgatitur të mësoj nga shtetet me demokraci shekullore dhe pastaj shprehu gatishmëri të përkrah çdo bashkëpunim  parlamentar, ndërsa në të njëjtën kohë shprehu se niveli i marrëdhënies politike ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Kanadasë duhet të pasqyrohet
 dhe në sferën e ekonomisë.

I kënaqur që mund t’ia kthej mikpritjen maqedonisë të cilën e ka ndjerë gjatë vizitës së Republikës së Maqedonisë në vitin 2008, kryetari Miliken theksoi kënaqësi nga dinamika me të cilën zhvillohen marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, si dhe nga mundësia deri tani bashkëpunimi i vendosur parlamentar të jetë në mënyrë plotësuese i avancuar , si në planin bilateral, ashtu edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Gjatë ditës, delegacioni i Kuvendit i udhëhequr nga kryetari Veljanovski realizoi takim dhe me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Zhvillimit ndërkombëtar të Odës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Kanadasë, me dy deputet-sekretar parlamentar i ministrit të Punëve të Jashtme dhe të ministrit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Kanadasë, si dhe me anëtarët të Asociacionit Kanadezo- Evropian dhe anëtarët e Delegacionit të Kanadasë të AP të OBSE-së.

Përveç çështjeve të shumta të cilët u hapën në takimet e përmendura, kujdes të veçantë i ishte dedikuar rolit të Republikës së Maqedonisë në misionet paqësore të NATO-së në Afganistan dhe roli i saj në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e paqes dhe stabilitetit të Ballkanit dhe më gjërë.  Në atë drejtim, kryetari Veljanovski potencoi se Republika e Maqedonisë edhe pse formalisht nuk është anëtare e NATO-së, i ndërmerr dhe i plotëson të gjitha detyrimet të cilët i kanë anëtarët e plotfuqishme të Aleancës dhe gjithashtu shtoi se edhe pas rezultatit të pavolitshëm për Republikën e Maqedonisë në Samitin e Bukureshtit, integrimi në NATO ngelet përcaktimi i jonë strategjik, i njëjti i vërtetuar me rritjen e numrit të ushtarëve në misionet paqësore, si dhe treguesin se mbi 80% të qytetarëve maqedonas pozitivisht deklarohen lidhur me  pyetjen për anëtarësim në NATO.

Në vazhdim të vizitës zyrtare në Kanada, deputetët maqedonas do të takohen me kryetarin e Senatit të Kanadasë, Z. Noel Kinsela dhe me ministrin për tregti ndërkombëtare në Kanada, z. Piter Van Loun.

Click